1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Ruajuni nga urina, sepse dënimi më i shumtë i varrit është për shkak të saj

عن أبي هريرة رضي الله عنه مرفوعًا: «اسْتَنْزِهوا من البول؛ فإنَّ عامَّة عذاب القبر منه».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqu me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Ruajuni nga urina, sepse dënimi më i shumtë i varrit është për shkak të saj!"

Ky hadith është sahih E shënon Darakutniu

Shpjegimi

Në këtë hadith, Profeti ﷺ na shpjegon një nga arsyet më të zakonshme të dënimit të varrit, që është mosruajtja dhe mospastrimi nga urina.

Mësime nga hadithi

  1. Kujdesi që të jemi të pastër dhe të largohemi nga urina, në mënyrë që ajo të mos prekë në trupin dhe rrobat tona.
  2. Më mirë është të shpejtohet larja e saj dhe të pastrohemi pasi të jemi përlyer me të, që të mos na shoqërojë papastërtia, por obligim është që kjo papastërti të largohet para namazit (se namazi nuk pranohet duke qenë i papastër).
  3. Urina është e papastër, kështu që, nëse ndodhet në trup, rrobë ose në një vend, e bën të papastër, rrjedhimisht namazi nuk është i vlefshëm, sepse të qenët i pastër nga papastërtia është një nga kushtet e namazit.
  4. Mosruajtja nga urina është prej mëkateve të mëdha.
  5. Pohimi se dënimi i varrit është i vërtetë dhe se ai është i vërtetuar me Kuran, sunet dhe ixhma (konsensus të dijetarëve).
  6. Pohimi i shpërblimit - ndëshkimit në botën tjetër. Fazat e para të ahiretit (botës tjetër) janë varret. Varri ose është kopsht i Xhenetit, ose gropë e Zjarrit.

Shfaq përkthimet

27 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht