1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Larja e trupit në ditën e xhuma është detyrë për çdo të rritur, si dhe të pastrojë dhëmbët dhe të parfumoset, nëse ka parfum

عَنْ عَمْرِو بْنُ سُلَيْمٍ الأَنْصَارِيُّ قَالَ: أَشْهَدُ عَلَى أَبِي سَعِيدٍ قَالَ: أَشْهَدُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«الغُسْلُ يَوْمَ الجُمُعَةِ وَاجِبٌ عَلَى كُلِّ مُحْتَلِمٍ، وَأَنْ يَسْتَنَّ، وَأَنْ يَمَسَّ طِيبًا إِنْ وَجَدَ».

Nga Amr ibn Sulejm el-Ensari përcillet se ka thënë se dëshmoj që Ebu Seidi ka thënë që dëshmoj se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Larja e trupit në ditën e xhuma është detyrë për çdo të rritur, si dhe të pastrojë dhëmbët dhe të parfumoset, nëse ka parfum."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 880

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se larja e trupit në ditën e xhuma është dispozitë e fortë si vaxhibi në raport me të gjithë meshkujt muslimanë të rritur, të cilët e kanë për detyrë të falin xhumanë. Po ashtu duhet t’i pastrojmë dhëmbët me misvak ose me mjete të tjera të ngjashme, si dhe të parfumosemi me ndonjë parfum të këndshëm.

Mësime nga hadithi

  1. Pëlqyeshmëria e larjes së trupit për çdo mashkull të rritur musliman përforcohet më tepër në ditën e xhuma.
  2. Pastërtia dhe largimi i erërave të këqija është diçka që i kërkohet muslimanit nga ana e sheriatit.
  3. Respektimi i ditës së xhuma dhe përgatitja për të.
  4. Pëlqyeshmëria e pastrimit të dhëmbëve është më e fortë në ditën e xhuma.
  5. Pëlqehet përdorimi i një parfumi të këndshëm, para daljes për në xhami ditën e xhuma.
  6. Gruas nuk i lejohet të parfumoset kur del nga shtëpia e saj për t'u falur në xhami apo për diçka tjetër, ngase hadithet profetike dëshmojnë për një gjë të tillë.
  7. I rritur quhet ai që ka arritur moshën e pubertetit. Puberteti arrihet përmes disa shenjave, ndër të cilat tri janë të përbashkëta midis burrit dhe gruas; mbushja e moshës pesëmbëdhjetë vjeç, mbirja e qimeve të ashpra te pjesët intime dhe ejakulimi në gjumë apo nga epshi zgjuar. Ndërsa shenja e katërt është specifike për gruan; menstruacionet. Nëse femrës i vijnë menstruacionet ajo konsiderohet e rritur.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية