1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Kur ndonjëri prej jush shkon për në namaz dhe e gjen imamin në një pozicion të caktuar, ai duhet të bëjë atë që është duke bërë imami

عن علي بن أبي طالب، ومعاذ بن جبل رضي الله عنهما مرفوعًا: «إذا أتى أحدُكم الصلاةَ والإمامُ على حال، فلْيصنعْ كما يصنع الإمامُ».

Ali ibn Ebu Talibi dhe Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë) tregojnë se Profeti ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush shkon për në namaz dhe e gjen imamin në një pozicion të caktuar, ai duhet të bëjë atë që është duke bërë imami."

Ky hadith është sahih E shënon Tirmidhiu

Shpjegimi

Nëse ndonjëri prej jush i bashkohet namazit me xhemat dhe e gjen imamin në një nga pozicionet e namazit: në këmbë, në ruku, në sexhde ose ulur, ai duhet të bëjë të njëjtën gjë si imami, qoftë qëndrim në këmbë, ruku, qoftë diçka tjetër, e jo të presë derisa imami të ngrihet në këmbë, siç bëjnë masa e thjeshtë e popullit.

Mësime nga hadithi

  1. Është e ligjshme që një person që vjen vonë në namaz, t'i bashkohet imamit në çdo pjesë të namazit që e arrin, pa marrë parasysh a është në ruku, në sexhde a duke qëndruar ulur.
  2. Zënia e një rekati me imamin realizohet duke zënë rukunë, ashtu siç tregohet në hadithet e tjera.

Shfaq përkthimet

27 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht