1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.”

عن أبي هريرة رضي الله عنه أن رسول الله صلى الله عليه وسلم كان يقول:
«الصَّلَوَاتُ الْخَمْسُ، وَالْجُمُعَةُ إِلَى الْجُمُعَةِ، وَرَمَضَانُ إِلَى رَمَضَانَ، مُكَفِّرَاتٌ مَا بَيْنَهُنَّ إِذَا اجْتَنَبَ الْكَبَائِرَ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte:
“Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 233

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se pesë namazet e detyrueshme gjatë ditës dhe natës, namazi i xhumasë çdo javë dhe agjërimi i muajit Ramazan çdo vit janë shlyerje për gjynahet e vogla që ndodhin mes tyre, me kusht që të shmangen gjynahet e mëdha. Sa u përket gjynaheve të mëdha, si: kurvëria e konsumimi i alkoolit, ato i fshin vetëm pendimi.

Mësime nga hadithi

  1. Gjynahet ndahen në të mëdha dhe të vogla.
  2. Shlyerja e gjynaheve të vogla është e kushtëzuar me shmangien e gjynaheve të mëdha.
  3. Gjynahet e mëdha janë ato gjynahe për të cilat ka ndëshkim të paracaktuar fetar (ar. hadd) në këtë botë, ose për to ka kërcënim në botën tjetër me ndëshkim, ose zemërim (të Allahut), ose për to ka kërcënim e mallkim për vepruesin e tyre, si: kurvëria e konsumimi i alkoolit.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو