1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«لَا تَجْعَلُوا بُيُوتَكُمْ قُبُورًا، وَلَا تَجْعَلُوا قَبْرِي عِيدًا، وَصَلُّوا عَلَيَّ؛ فَإِنَّ صَلَاتَكُمْ تَبْلُغُنِي حَيْثُ كُنْتُمْ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”

Hasen Transmeton Ebu Davudi Suneni i Ebu Davudit - 2042

Shpjegimi

Profeti ﷺ me këtë hadith ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), sepse shdërrohen në varreza, në të cilat nuk falet namazi. Ai po ashtu e ndaloi të vizitohet varri i tij shpesh dhe të tubohen rregullisht tek ai, sepse kjo është shkak që çon në shirk (idhujtari). Në vend të kësaj, ai i urdhëroi që t'i çohen salavate e selame kudo qofshin nëpër botë, sepse këto do t'i arrijnë, nga i afërti e nga i largëti, krejt njëjtë, kështu që nuk ka nevojë ta vizitojnë shpesh varrin e tij.

Mësime nga hadithi

  1. Është e ndaluar që shtëpitë të zhvishen nga adhurimi kushtuar Allahut të Lartësuar.
  2. Ndalohet udhëtimi për të vizituar (ekskluzivisht) varrin e Profetit ﷺ, sepse ai urdhëroi t'i çojmë salavate dhe tregoi se ato i arrijnë. Mirëpo, udhëtimi merret me qëllim të Xhamisë (së Profetit) dhe për të bërë namaz në të.
  3. Është e ndaluar që vizita e varrit të Profetit ﷺ të shndërrohet në vendfestë, duke e përsëritur rregullisht në një mënyrë të caktuar në një kohë të caktuar. E njëjta gjë vlen edhe për vizitën e ndonjë varri tjetër.
  4. Ky hadith dëshmon nderimin që Zoti ia bëri Profetit ﷺ, meqë i përligji salavatet dhe selamet për të, në çdo kohë dhe vend.
  5. Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو