1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Daveti dhe këshillimi

Hadithi Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin

عن مَعقِلِ بن يَسار المُزَنِيّ رضي الله عنه قال: إني سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«مَا مِنْ عَبْدٍ يَسْتَرْعِيهِ اللهُ رَعِيَّةً، يَمُوتُ يَوْمَ يَمُوتُ وَهُوَ غَاشٌّ لِرَعِيَّتِهِ، إِلَّا حَرَّمَ اللهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ».

Makil ibn Jesar Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
"Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 142

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se secilin që Allahu i Lartësuar e ka bërë udhëheqës dhe përgjegjës mbi njerëzit, qoftë ajo udhëheqësi e përgjithshme, si të qenët prijës, qoftë udhëheqësi e veçantë, si burri në shtëpinë e tij dhe një grua në shtëpinë e saj, kështu që tregohet i mangët në të drejtat e tufës së tij: i mashtron dhe nuk tregohet i çiltër me ta, e kështu ua humb të drejtat e fesë dhe të kësaj bote, i tilli e meriton këtë dënim të rëndë.

Mësime nga hadithi

  1. Ky kërcënim nuk është i veçantë për imamin e madh [prijësin kryesor] dhe zëvendësit e tij, por është i përgjithshëm për të gjithë ata që Allahu i ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish.
  2. Është obligim për secilin që është caktuar të bëjë diçka në punët e muslimanëve, të jetë i çiltër dhe t'i këshillojë, të përpiqet për të përmbushur amanetin dhe të ruhet nga tradhtia.
  3. Përgjegjësia e madhe e çdo përgjegjësi të ndonjë tufe njerëzish, qoftë publike, qoftë private, qoftë e madhe, qoftë e vogël.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
RN Kirundi الكيروندي
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية