1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Daveti dhe këshillimi

Hadithi Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në kohë të vështira e në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë

عن عُبَادَةَ بن الصَّامتِ رضي الله عنه قال:
بَايَعْنَا رسولَ اللهِ صلى الله عليه وسلم على السَّمْعِ وَالطَّاعَةِ فِي الْعُسْرِ وَالْيُسْرِ، وَالْمَنْشَطِ وَالْمَكْرَهِ، وعلى أَثَرَةٍ علينا، وعلى أَلَّا نُنَازِعَ الْأَمْرَ أهلَه، وعلى أَنْ نَقُولَ بِالْحَقِّ أينما كُنَّا، لا نَخَافُ في الله لَوْمَةَ لَائِمٍ.

Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në kohë të vështira e në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë; nuk do t'ua cenojmë atyre postin që u takon, si dhe do ta flasim të vërtetën kudo që gjendemi dhe s'do t'ia kemi frikën qortimit të asnjë qortuesi në rrugëtimin drejt Allahut."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 1709

Shpjegimi

Profeti ﷺ e mori besën nga sahabët për t'iu nënshtruar prijësve dhe sundimtarëve (muslimanë) në kohë të qeta dhe të vështira; në kohë mirëqenieje e varfërie, pavarësisht nëse urdhrat e tyre janë të dëshirueshme apo të papëlqyera për shpirtin. Madje, edhe nëse sundimtarët padrejtësisht bëhen hisetarë mbi nënshtetasit në pasurinë publike, pozitat ose gjëra të tjera është obligim që ata të dëgjohen dhe t'i binden në mirësi (e jo në mëkat). Gjithashtu, nuk duhet të bëjnë kryengritje kundër tyre, sepse trazia dhe dëmi që shkaktohen duke luftuar ndaj tyre është më i madh dhe më i rëndë se dëmi që ka ndodhur për shkak të padrejtësisë së tyre. Po ashtu ia dhanë besën se do ta thonë të vërtetën në çdo vend që janë, duke e bërë këtë sinqerisht për Allahun dhe të mos kenë frikë nga ata që i qortojnë.

Mësime nga hadithi

  1. Dobia e bindjes ndaj prijësve qëndron në bashkimin e fjalës së muslimanëve dhe flakjen e përçarjes.
  2. Është obligim të dëgjojmë dhe t'u bindemi prijësve (muslimanë) në kohë të vështira dhe në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë.
  3. Është obligim ta themi të vërtetën kudo që jemi, pa pasur frikë askënd në rrugëtimin drejt Allahut.

Shfaq përkthimet

62 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية