1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Kueani fisnik dhe shkencat e Kuranit

Hadithi “Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ:
لَمَّا نَزَلَتْ: {إِنَّا فَتَحْنَا لَكَ فَتْحًا مُبِينًا لِيَغْفِرَ لَكَ اللهُ} إِلَى قَوْلِهِ {فَوْزًا عَظِيمًا} [الفتح: ١-٥] مَرْجِعَهُ مِنَ الْحُدَيْبِيَةِ، وَهُمْ يُخَالِطُهُمُ الْحُزْنُ وَالْكَآبَةُ، وَقَدْ نَحَرَ الْهَدْيَ بِالْحُدَيْبِيَةِ، فَقَالَ: «لَقَدْ أُنْزِلَتْ عَلَيَّ آيَةٌ هِيَ أَحَبُّ إِلَيَّ مِنَ الدُّنْيَا جَمِيعًا».

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Kur zbritën ajetet: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë, për t'i falur ty Allahu gabimet..." e deri tek ajeti: "... e kjo tek Allahu është fitore e madhe.” (Fet'h, 1-5) Kjo ndodhi gjatë kthimit nga Hudejbija, ndërkohë na kishte kapluar mërzia e dëshpërimi. Ndërkaq, pasi Profeti ﷺ e theri kurbanin në Hudejbije, na tha: “Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1786

Shpjegimi

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregoi se, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke u kthyer nga Hudejbija, iu shpallën ajetet: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë, për t'i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar ty në rrugën e drejtë, dhe që Allahu të të ndihmojë me ndihmë të madhe. Ai është që sjell qetësi në zemrat e besimtarëve për t'ua shtuar besimin, krahas besimit që kanë, e, të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm, për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të qëndrojnë përherë, dhe që t'ju falë mëkatet e tyre; e kjo tek Allahu është fitore e madhe.” (El Fet'h, 1-5) Shokët e tij ishin pushtuar nga trishtimi dhe dëshpërimi, sepse ishin penguar ta kryenin Umren, për shkak të kushteve të marrëveshjes, të cilat ata mendonin se nuk ishin në dobi të muslimanëve, dhe i kishin therur kurbanët e tyre në Hudejbije. Profeti ﷺ tha: “Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.” E pastaj e lexoi.

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith tregon madhështinë e mirësisë së Allahut ndaj Profetit të Tij, Muhamedit ﷺ, përmes fitores së madhe të arritur me marrëveshjen e Hudejbijes, siç i tha: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë...", në këto dy ajete.
  2. Gjithashtu tregon mirësinë që Allahu i Lartësuar ua dha sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), kur iu nënshtruan urdhrit të Tij dhe iu bindën, pasi Allahu zbriti për ta fjalën e Tij: "... për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë...” deri në fund të ajetit.
  3. Sqaron mirësinë e Allahut ndaj Profetit të Tij dhe besimtarëve, duke u premtuar atyre çlirimin dhe fitoren.
  4. Sidiu, në tefsirin e tij, për këtë ajet: “Ne të dhamë ty një fitore të qartë.” (El Fet’h, 1), ka thënë: "Kjo fitore e përmendur në këtë ajet është Marrëveshja e Hudejbijes, kur idhujtarët e penguan të Dërguarin e Allahut ﷺ, pasi ai kishte ardhur për të kryer Umren, në një ngjarje të gjatë. Përfundimi i saj ishte që i Dërguari i Allahut ﷺ bëri marrëveshje me ta për ndërprerjen e luftës mes tij dhe tyre për dhjetë vjet, që të kryente Umren në vitin e ardhshëm, dhe që kush dëshironte të hynte në besën dhe aleancën e kurejshëve, të hynte, ndërsa kush dëshironte të hynte në besën dhe marrëveshjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ta bënte këtë. Për shkak të kësaj, kur njerëzit u siguruan nga njëri-tjetri, u zgjerua fusha e thirrjes në fenë e Allahut të Lartësuar, dhe çdo besimtar, në cilindo vend që të ishte prej atyre krahinave, u bë i aftë ta bënte këtë, kësisoj iu mundësua atij që kishte dëshirë të sinqertë për të njohur të vërtetën e Islamit. Andaj, gjatë asaj periudhe, njerëzit hynë në fenë e Allahut grupe-grupe. Prandaj Allahu e quajti atë fitore dhe e përshkroi si fitore të qartë, domethënë: të dukshme dhe të hapur. Kjo sepse qëllimi i çlirimit të vendeve të idhujtarëve është lartësimi i fesë së Allahut dhe fitorja e muslimanëve, dhe kjo u arrit përmes asaj fitoreje."

Shfaq përkthimet

34 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية