1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”

عَنْ عَبْدِ اللهِ بنِ مَسْعُودٍ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ: نَامَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَلَى حَصِيرٍ، فَقَامَ وَقَدْ أَثَّرَ فِي جَنْبِهِ، فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللهِ، لَوِ اتَّخَذْنَا لَكَ وِطَاءً، فَقَالَ:
«مَا لِي وَلِلدُّنْيَا، مَا أَنَا فِي الدُّنْيَا إِلاَّ كَرَاكِبٍ اسْتَظَلَّ تَحْتَ شَجَرَةٍ ثُمَّ رَاحَ وَتَرَكَهَا».

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar: "I Dërguari i Allahut ﷺ po flinte mbi një hasër prej kashte. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në anën e trupit të tij. Ne i thamë: O i Dërguari i Allahut, sikur të të siguronim një dyshek." Ai tha:
“Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe Suneni i Tirmidhiut - 2377

Shpjegimi

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se Profeti ﷺ fjeti mbi një hasër të vogël të thurur prej bimësh. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në lëkurë në anë të tij. Andaj thamë: "O i Dërguari i Allahut, sikur të të bënim një dyshek të butë, do të ishte më i mirë se të shtriheshe mbi këtë hasër të ashpër. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "Unë nuk kam dashuri dhe as lidhje me këtë botë që ta dëshiroj atë. Shembulli im në këtë botë është si ai i një udhëtari që kërkoi hije nën një pemë, pastaj u largua dhe e la pas."

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith tregon asketizmin e Profetit ﷺ në këtë botë dhe largimin e tij prej saj.
  2. Hadithi nuk nënkupton braktisjen e asaj që është e nevojshme nga kjo botë, por ndalimin e të qenit i shpërqendruar nga kjo botë në dëm të Ahiretit. Udhëtari kërkoi hije nën pemë dhe përfitoi prej saj gjatë udhëtimit të tij, por nuk u lidh me të.
  3. Nxjerrjen e mësimeve nga gjendja e Profetit ﷺ, sepse ai është shembulli më i mirë për t’u ndjekur. Kush ndjek gjurmët e tij, do të udhëzohet dhe do të ketë sukses si në këtë botë ashtu edhe në në botën tjetër.
  4. Interesimi i madh i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe dashuria e tyre ndaj tij.
  5. Ligjshmëria e përdorimit të shembujve në thirrje dhe mësimdhënie.

Shfaq përkthimet

34 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية