1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka ndaluar të falemi dhe t'i varrosim të vdekurit tanë në tri kohë

عَنْ عُقْبَةَ بْنَ عَامِرٍ الْجُهَنِيَّ رضي الله عنه قَالَ:
ثَلَاثُ سَاعَاتٍ كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَنْهَانَا أَنْ نُصَلِّيَ فِيهِنَّ، أَوْ أَنْ نَقْبُرَ فِيهِنَّ مَوْتَانَا: حِينَ تَطْلُعُ الشَّمْسُ بَازِغَةً حَتَّى تَرْتَفِعَ، وَحِينَ يَقُومُ قَائِمُ الظَّهِيرَةِ حَتَّى تَمِيلَ الشَّمْسُ، وَحِينَ تَضَيَّفُ الشَّمْسُ لِلْغُرُوبِ حَتَّى تَغْرُبَ.

Ukbe ibn Amir Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“I Dërguari i Allahut ﷺ na ka ndaluar të falemi dhe t'i varrosim të vdekurit tanë në tri kohë: Kur Dielli të lindë qartë, derisa të ngrihet, kur Dielli është në zenit derisa të lëvizë, dhe kur Dielli të ulet për të perënduar, derisa të perëndojë.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 831

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi faljen e namazit vullnetar dhe varrosjen e të vdekurit në tri kohë gjatë ditës: Koha e parë: Kur Dielli fillon të lindë qartë, që nga çasti kur shfaqet, deri sa të ngrihet në lartësinë e një shtize, që vlerësohet afërsisht sa një çerek ore. Koha e dytë: Kur Dielli është në mes të qiellit dhe nuk ka hije as nga lindja e as nga perëndimi, derisa të fillojë të anojë nga mesi i qiellit dhe të shfaqet një hije në anën lindore, duke shënuar fillimin e kohës së namazit të drekës. Kjo është një periudhë e shkurtër, afërsisht pesë minuta. Koha e tretë: Kur Dielli anon dhe fillon të perëndojë, deri sa të perëndojë plotësisht.

Mësime nga hadithi

  1. Kohët në të cilat ndalohet namazi, siç tregohet në këtë dhe hadithe të tjera, janë si vijon: 1. Pas namazit të sabahut deri në lindjen e diellit. 2. Kur Dielli është duke lindur, derisa të ngrihet në lartësinë e një shtize sipas shikimit të syrit, afërsisht 15 minuta. 3. Kur Dielli është në zenit, drejtpërdrejt mbi kokë, derisa të fillojë të anojë. Kjo është koha kur nuk ka hije as nga lindja e as nga perëndimi, dhe disa e vlerësojnë se zgjat rreth pesë minuta. 4. Pas namazit të ikindisë deri në perëndimin e diellit. 5. Kur dielli zverdhet deri sa të perëndojë.
  2. Ndalimi i faljes së namazit në këto pesë kohë të caktuara nuk përfshin namazet obligative dhe ato që falen për arsye të veçanta.
  3. Ndalimi i vonimit me qëllim të varrosjes deri në këto tri kohë të ndaluara të përmendura në hadith, ndërkohë që varrosja lejohet në çdo kohë tjetër të ditës ose të natës.
  4. Urtësia e ndalimit të namazit në këto kohë: Parimi themelor është se muslimani i nënshtrohet urdhrave të Allahut dhe largohet nga ndalesat e Tij, si akt adhurimi kushtuar Allahut, dhe nuk ndalon së vepruari sipas tyre derisa ta kuptojë plotësisht urtësinë ose arsyen që qëndron pas tyre. Përkundrazi, ai duhet të nënshtrohet. Disa hadithe të tjera kanë sqaruar disa nga arsyet e kësaj: 1. Në kohën e mesditës, pak para se dielli të kalojë zenitin, është një kohë kur zjarri i Xhehenemit ndizet me intensitet të madh. 2. Sa i përket arsyes së ndalimit të namazit gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit, ajo qëndron në shmangien e ngjasimit me idhujtarët, të cilët i bëjnë sexhde Diellit kur ai lind dhe kur ai perëndon. 3. Sa i përket ndalimit të namazit pas namazit të sabahut, deri në lindjen e diellit dhe pas namazit të ikindisë deri në perëndimin e diellit, ai shërben për të mbyllur çdo rrugë që çon në ngjasim me jobesimtarët. Muslimani shmang imitimin e tyre në shirkun (idhujtarinë) e tyre, pasi ata i bëjnë sexhde diellit gjatë lindjes dhe perëndimit të tij.

Shfaq përkthimet

39 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية