عَن أَبِي أُمَامَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ عَبَسَةَ رضي الله عنه أَنَّهُ سَمِعَ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«أَقْرَبُ مَا يَكُونُ الرَّبُّ مِنَ العَبْدِ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ الآخِرِ، فَإِنْ اسْتَطَعْتَ أَنْ تَكُونَ مِمَّنْ يَذْكُرُ اللَّهَ فِي تِلْكَ السَّاعَةِ فَكُنْ».

Ebu Umame tregon se Amër ibën Abese (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:
"Zoti është më afër robit në mes të natës, kështu që, nëse mund të jesh ndër ata që e përmendin Allahun në atë orë, bëje."

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu Suneni i Tirmidhiut - 3579

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Zoti i Lartësuar është më afër robit në të tretën e fundit të natës. Andaj, nëse të jepet sukses dhe ke mundësi, o besimtar, që të jesh në mesin e atyre që e adhurojnë, falen, përmendin Allahun dhe pendohen në këtë kohë, atëherë kjo është diçka që duhet ta shfytëzosh dhe të derdhësh mund për të.

Mësime nga hadithi

  1. Inkurajimi i muslimanit që ta përmendë Allahun në fund të natës.
  2. Kohët dallojnë nga njëra-tjera sa i përket përmendjes së Allahut, lutjes dhe namazit.
  3. Mejraku thotë: "Dallimi mes hadithit: “Zoti është më afër robit” dhe hadithit: “Robi është më afër me Zotin e tij teksa është në sexhde”, është: "Sa i përket të parit, qëllimi është që të sqarohet koha kur Zoti është më afër robit, e që është mesi i natës, ndërsa i dyti i sqaron gjendjet e afërsisë së robit me Zotin, që është kur ai bën sexhden.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية