1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Allahu i Lartësuar, kur e do një popull, i vë në sprovë: atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, e, atij që hidhërohet, i takon hidhërimi.

عن أنس بن مالك رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال: "إن عِظَمَ الجزاءِ مع عِظَمِ البلاءِ، وإن الله تعالى إذا أحب قوما ابتلاهم، فمن رَضِيَ فله الرِضا، ومن سَخِطَ فله السُّخْطُ".

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Kur Allahu i Lartësuar e do një popull, i vë në sprovë; atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, ndërsa atij që hidhërohet, i takon hidhërimi."

Ky hadith është sahih E shënon Ibn Maxhe - E shënon Tirmidhiu

Shpjegimi

Profeti ﷺ po na tregon në këtë hadith se besimtarin mund ta godasë ndonjë sprovë në veten e tij, në pasurinë e tij e në gjëra të tjera dhe se Allahu do ta shpërblejë për ato sprova nëse është i durueshëm. Kështu, sa më e madhe të jetë sprova dhe sa më i madh të jetë rreziku i saj, aq më i madh do të jetë shpërblimi i saj tek Allahu. Më pas Profeti ﷺ sqaroi se sprovat janë shenja se Allahu e do besimtarin dhe se caktimi e paracaktimi i Allahut në mënyrë të pashmangshme do të realizohet. Andaj, atë që është i durueshëm dhe i kënaqur, Allahu do ta shpërblejë për këtë, duke qenë i kënaqur ndaj tij, e mjafton ky si shpërblim, sikundërqë, atë që zemërohet dhe e urren caktimin dhe paracaktimin e Allahut, Ai do të zemërohet me të, e mjafton ky si ndëshkim.

Mësime nga hadithi

  1. Vërtet sprovat janë shlyese të mëkateve, për sa kohë që, si pasojë e tyre, nuk vjen braktisja e ndonjë obligimi, si: braktisja e durimit ose veprimi i ndonjë harami, si: shqyerja e rrobave dhe goditja e fytyrës.
  2. Pohimi i cilësisë së dashurisë për Allahun, ashtu siç i përshtatet madhërisë së Tij.
  3. Sprova që e godet besimtarin është prej shenjave të besimit.
  4. Pohimi i cilësisë së kënaqjes dhe zemërimit për Allahun, ashtu siç i përshtatet madhërisë së Tij.
  5. Pëlqyeshmëria që të kënaqemi me caktimin dhe paracaktimin e Allahut.
  6. Është haram zemërimi nga caktimi dhe përcaktimi i Allahut.
  7. Inkurajimi për të bërë durim gjatë sprovave.
  8. Njeriu ndodh të urrejë një gjë, e ajo të jetë mirësi për të.
  9. Pohimi se Allahu i Lartësuar ka urtësi në veprimet e Tij.
  10. Shpërblimi është sipas llojit të veprës.

Shfaq përkthimet

28 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht