1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”

عَنْ طَاوُسٍ أَنَّهُ قَالَ: أَدْرَكْتُ نَاسًا مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، يَقُولُونَ كُلُّ شَيْءٍ بِقَدَرٍ، قَالَ: وَسَمِعْتُ عَبْدَ اللهِ بْنَ عُمَرَ رضي الله عنهما يَقُولُ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«كُلُّ شَيْءٍ بِقَدَرٍ، حَتَّى الْعَجْزِ وَالْكَيْسِ، أَوِ الْكَيْسِ وَالْعَجْزِ».

Tavusi tregon: "Kam takuar disa prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilët thoshin: "Çdo gjë është me caktimin e Allahut." Po ashtu e kam dëgjuar Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Çdo gjë është me caktimin e Allahut, madje edhe pafuqia dhe fuqia, - ose ka thënë: fuqia dhe pafuqia (për të vepruar diçka).”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2655

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se çdo gjë është me caktimin e Allahut; madje edhe pafuqia, respektivisht lënia e asaj që duhet bërë, zvarritja dhe vonesa e saj përtej kohës që ka, duke u angazhuar me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Madje, edhe fuqia, respektivisht gjallëria dhe shkathtësia duke u angazhuar me çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër. Zoti i Plotfuqishëm ka caktuar paaftësinë, fuqinë dhe gjithçka. Ajo nuk vjen në ekzistencë nëse nuk i paraprin dituria dhe vullneti i Zotit.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i besimit të sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rreth kaderit (caktimit).
  2. Gjithçka ndodh sipas vullnetit të Allahut, madje edhe pafuqia e fuqia.
  3. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) siguroheshin dhe ishin të kujdesshëm për transmetimin e hadithit të të Dërguarit të Allahut ﷺ.
  4. Besimi në të gjithë kaderin, qoftë i mirë, qoftë i keq.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو