1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi

عَنْ أَبِي بَرْزَةَ الأَسْلَمِيِّ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لَا تَزُولُ قَدَمَا عَبْدٍ يَوْمَ القِيَامَةِ حَتَّى يُسْأَلَ عَنْ عُمُرِهِ فِيمَا أَفْنَاهُ، وَعَنْ عِلْمِهِ فِيمَ فَعَلَ، وَعَنْ مَالِهِ مِنْ أَيْنَ اكْتَسَبَهُ وَفِيمَ أَنْفَقَهُ، وَعَنْ جِسْمِهِ فِيمَ أَبْلَاهُ».

Nga Ebu Berzeh el-Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Këmbët e njeriut nuk do të lëvizin në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij si e kaloi, për dijen e tij sa e zbatoi, për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij si e konsumoi".

Sahih Transmeton Tirmidhiu Suneni i Tirmidhiut - 2417

Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) na ka njoftuar se asnjë njeri nuk do ta kalojë vendin e llogarisë në Ditën e Gjykimit për në Xhenet ose për në Zjarr derisa të pyetet për disa çështje:
E para: për jetën e tij si e ka konsumuar dhe si e ka kaluar?
E dyta: për dijen e tij, a e ka mësuar për hir të Allahut? A e ka zbatuar? Dhe, a ua ka kumtuar atyre që e meritonin?
E treta: për pasurinë e tij, si e fitoi? A e fitoi në mënyra të ligjshme apo në mënyra të paligjshme? Dhe si e shpenzoi atë? A e shpenzoi për ta kënaqur Allahun apo për ta hidhëruar Atë?
E katërta: për trupin, fuqinë, shëndetin dhe rininë e tij, ku i konsumoi këto dhe për çfarë i përdori?

Mësime nga hadithi

  1. Nxitja për ta shfrytëzuar jetën në gjëra që e kënaqin Allahun e Madhëruar.
  2. Dhuntitë e Allahut ndaj robërve të Tij janë të shumta dhe ai do të pyetet për këto dhunti. Prandaj duhet që njeriu t'i përdorë dhuntitë që ia ka falur Allahu në punë që e kënaqin Atë.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية