1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi O djalosh, po të mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu!

عن ابن عباس رضي الله عنهما قال:
كُنْتُ خَلْفَ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَوْمًا، فَقَالَ: «يَا غُلَامُ، إِنِّي أُعَلِّمُكَ كَلِمَاتٍ، احْفَظِ اللهَ يَحْفَظْكَ، احْفَظِ اللهَ تَجِدْهُ تُجَاهَكَ، إِذَا سَأَلْتَ فَاسْأَلِ اللهَ، وَإِذَا اسْتَعَنْتَ فَاسْتَعِنْ بِاللهِ، وَاعْلَمْ أَنَّ الْأُمَّةَ لَوِ اجْتَمَعَتْ عَلَى أَنْ يَنْفَعُوكَ بِشَيْءٍ، لَمْ يَنْفَعُوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللهُ لَكَ، وَلَوِ اجْتَمَعُوا عَلَى أَنْ يَضُرُّوكَ بِشَيْءٍ، لَمْ يَضُرُّوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللهُ عَلَيْكَ، رُفِعَتِ الْأَقْلَامُ وَجَفَّتِ الصُّحُفُ».

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë:
“Një ditë, ndërsa isha mbrapa Profetit ﷺ, më tha: "O djalosh, po të mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, po qe se të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bënin mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjellas, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtonin, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë."

Sahih Transmeton Tirmidhiu Suneni i Tirmidhiut - 2516

Shpjegimi

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se ishte i ri, hipur (mbi kafshë) me Profetin ﷺ, kur i tha: "Unë po të mësoj disa çështje dhe gjëra, përmes të cilave Allahu do të të bëjë dobi:
"Ruaje Allahun duke i ruajtur urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij, në mënyrë që Ai të të gjejë duke bërë adhurime e të të mos gjejë duke bërë mëkate. E, nëse e bën këtë, shpërblimi yt do të jetë që Zoti të të ruajë nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër, si dhe do të të ndihmojë në punët e tua kudo që të shkosh.
Nëse dëshiron të lypësh diçka, lypi vetëm Allahut, sepse vetëm Ai u përgjigjet kërkesave të atyre që e lusin.
Nëse dëshiron ndihmë, mos e kërko prej askujt pos Allahut.
Duhet të jesh i bindur se nuk do të kesh asnjë dobi, edhe nëse të gjithë njerëzit e tokës mblidhen për të të bërë ndonjë dobi, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjeltas, nuk do të të ndodhë asnjë e keqe, edhe nëse të gjithë njerëzit e tokës mblidhen për të të bërë ndonjë dëm, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu.
Kjo çështje është caktuar nga Allahu i Lartmadhëruar dhe është vendosur sipas asaj që përkon me urtësinë dhe diturinë e Tij, e nuk ka ndryshim të asaj që ka caktuar Ai.

Mësime nga hadithi

  1. Rëndësia e mësimit fëmijëve çështjet e fesë, si: teuhdin (monoteizmin), normat e edukatës, e kështu me radhë.
  2. Shpërblimi është sipas llojit të veprës.
  3. Urdhri për t'u mbështetur në Allahun, e jo në dikë tjetër. Eh, sa Mbështetës i mirë që është Ai!
  4. Besimi në caktimin dhe paracaktimin dhe të kënaqurit me të dhe se Allahu ka paracaktuar çdo gjë.
  5. Atë që e humb urdhrin e Allahut, Ai do ta humbë dhe nuk do ta ruajë.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو