1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Ai është një shejtan që quhet Hinzeb. Kur ta vëresh praninë e tij, kërko mbrojtjen e Allahut kundrejt tij dhe pështyj tri herë lehtë nga ana jote e majtë!

عن عُثْمَانَ بْنَ أَبِي الْعَاصِ رضي الله عنه:
أنه أَتَى النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ، إِنَّ الشَّيْطَانَ قَدْ حَالَ بَيْنِي وَبَيْنَ صَلَاتِي وَقِرَاءَتِي يَلْبِسُهَا عَلَيَّ، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «ذَاكَ شَيْطَانٌ يُقَالُ لَهُ خِنْزَِبٌ، فَإِذَا أَحْسَسْتَهُ فَتَعَوَّذْ بِاللهِ مِنْهُ، وَاتْفُلْ عَلَى يَسَارِكَ ثَلَاثًا»، قَالَ: فَفَعَلْتُ ذَلِكَ فَأَذْهَبَهُ اللهُ عَنِّي.

Othman ibën Ebi el-Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të)
shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Shejtani po ndërhyn mes meje e namazit dhe leximit tim nga Kurani, si dhe po m'i ngatërron." Profeti ﷺ i tha: "Ai është një shejtan që quhet Hinzeb. Kur ta vëresh praninë e tij, kërko mbrojtjen e Allahut kundrejt tij dhe pështyj tri herë lehtë nga ana jote e majtë!" Më pas Othmani tha: "Ashtu veprova dhe Allahu ma largoi atë."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2203

Shpjegimi

Othman ibën Ebi el-Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut, shejtani ka ndërhyrë mes meje e namazit tim dhe më ka penguar që të jem i përkushtuar, si dhe ma ngatërroi leximin e (Kuranit) dhe më bëri të dyshoja." Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: "Ky është një shejtan, që quhet Hinzeb, andaj, nëse e vëren praninë e tij, kërko strehim tek Allahu që të të ruajë prej tij, si dhe fryj tri herë në anën tënde të majtë me pak pështymë." Othmani tha: "Veprova siç më urdhëroi Profeti ﷺ dhe Allahu ma largoi atë."

Mësime nga hadithi

  1. Rëndësia e përkushtimit dhe përshpirtshmërisë gjatë namazit, dhe se shejtani përpiqet ta shpërqendrojë (namazliun) dhe të hedhë dyshime mbi të.
  2. Rekomandohet të kërkojmë mbrojtje tek Allahu, të na ruajë nga shejtani, kur ai pëshpërit gjatë namazit, si dhe të pështyjmë në të majtë tri herë.
  3. Sqarimi i gjendjes në të cilën ishin sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), sepse ata ktheheshin te Profeti ﷺ në lidhje me problemet që u ndodhnin, në mënyrë ai t'ua zgjidhte.
  4. Zemrat e sahabëve kishin gjallëri dhe brenga e tyre ishte ahireti.

Shfaq përkthimet

61 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية