1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Vërtet Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që bëhet sinqerisht për Të dhe përmes saj synohet Fytyra e Tij

عَنْ أَبِي أُمَامَةَ الْبَاهِلِيِّ رضي الله عنه قَالَ:
جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: أَرَأَيْتَ رَجُلًا غَزَا يَلْتَمِسُ الْأَجْرَ وَالذِّكْرَ، مَا لَهُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «لَا شَيْءَ لَهُ» فَأَعَادَهَا ثَلَاثَ مَرَّاتٍ، يَقُولُ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «لَا شَيْءَ لَهُ» ثُمَّ قَالَ: «إِنَّ اللَّهَ لَا يَقْبَلُ مِنَ الْعَمَلِ إِلَّا مَا كَانَ لَهُ خَالِصًا، وَابْتُغِيَ بِهِ وَجْهُهُ»

Ebu Umame Bahiliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:
"Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Çfarë mendon për një njeri që lufton për të kërkuar shpërblim dhe famë: çfarë do të ketë?" I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Ai e përsëriti tri herë dhe Profeti ﷺ i thoshte: “Ai nuk do të ketë asgjë.” Pastaj Profeti ﷺ tha: "Vërtet Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj që bëhet sinqerisht për Të dhe përmes saj synohet Fytyra e Tij."

Sahih رواه النسائي Suneni i Nesaiut - 3140

Shpjegimi

Një njeri erdhi te Profeti ﷺ për ta pyetur dhe për të kërkuar fetva rreth vendimit për një njeri që del në betejë dhe në xhihad, duke kërkuar shpërblim nga Allahu dhe duke dëshiruar lavdërim e falënderim nga njerëzit se a do të marrë i tilli shpërblim? Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj se ai nuk do të ketë shpërblim, sepse i ka bërë shok Allahut në qëllimin e tij. Personi në fjalë ia përsëriti pyetjen Profetit ﷺ tri herë dhe Profeti ﷺ iu përgjigj e ia konfirmonte të njëjtën përgjigje: "Ai nuk do të ketë shpërblim." Pastaj Profeti ﷺ ia tregoi rregullën për pranimin e veprave nga Allahu: "Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç nëse ato janë të sinqerta për Të, pa i shoqëruar asgjë, si dhe ato me të cilat synohet Fytyra e Tij."

Mësime nga hadithi

  1. Allahu i pranon vetëm ato vepra që janë të sinqerta për Të, sipas udhëzmit të Profetit të Tij ﷺ.
  2. Përgjigja e mirë që e jep myftiu është që ajo fetva (përgjigje fetare) ta përmbushë qëllimin e pyetësit dhe jo vetëm.
  3. Theksimi i një çështjeje të rëndësishme bëhet duke përsëritur pyetjen rreth saj.
  4. Luftëtari i vërtetë është ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta dhe që e kërkon shpërblimin e botës tjetër me qëllim të sinqertë, e jo që lufta e tij të jetë për çështje të kësaj bote.

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية