1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë

عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللهِ رضي الله عنهما أَنَّهُ سَمِعَ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«إِذَا دَخَلَ الرَّجُلُ بَيْتَهُ، فَذَكَرَ اللهَ عِنْدَ دُخُولِهِ وَعِنْدَ طَعَامِهِ، قَالَ الشَّيْطَانُ: لَا مَبِيتَ لَكُمْ، وَلَا عَشَاءَ، وَإِذَا دَخَلَ، فَلَمْ يَذْكُرِ اللهَ عِنْدَ دُخُولِهِ، قَالَ الشَّيْطَانُ: أَدْرَكْتُمُ الْمَبِيتَ، وَإِذَا لَمْ يَذْكُرِ اللهَ عِنْدَ طَعَامِهِ، قَالَ: أَدْرَكْتُمُ الْمَبِيتَ وَالْعَشَاءَ».

Xhabir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
“Kur njeriu futet në shtëpinë e tij dhe thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: "S'ka konak për ju sonte, e as darkë." Nëse hyn dhe nuk thotë: "Bismilah" gjatë hyrjes, shejtani thotë: "Gjetët konakun." E, nëse as gjatë ushqimit nuk thotë: "Bismilah", ai thotë: "Gjetët konakun dhe darkën.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2018

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të përmendet Allahu kur hyjmë në shtëpi dhe para se të hamë ushqim, e, kur ta përmendim Allahun duke thënë: "Bismilah" kur hyjmë në shtëpi dhe kur të fillojmë të hamë, shejtani u thotë ndihmësve të tij: "Ju nuk keni hise në konak e as darkë në këtë shtëpi, sepse pronari i saj është mbrojtur nga ju me përmendjen e Allahut të Lartësuar." Por, nëse njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe nuk e përmend Allahun kur hyn ose kur ha ushqim, atëherë shejtani u thotë ndihmësve të tij se për ta ka konak dhe darkë në këtë shtëpi.

Mësime nga hadithi

  1. Është e preferuar të përmendet Allahu kur hyjmë në shtëpi dhe kur hamë ushqim, pasi shejtani e kalon natën në shtëpi dhe e ha ushqimin e banorëve të atyre shtëpive, nëse ata nuk e përmendin emrin e Allahut të Lartësuar.
  2. Shejtani e vëzhgon njeriun gjatë punës, sjelljeve dhe të gjitha çështjeve të tij, e, nëse është i pavëmendshëm dhe nuk e përmend Allahun, atëherë shejtani ia arrin atë që do prej tij.
  3. Përmendja e Allahut e largon shejtanin.
  4. Çdo shejtan ka pasues dhe ndihmëtarë që gëzohen me fjalët e tij dhe ndjekin urdhrat e tij.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية