1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Natyrshmëria është në pesë: synetimin, rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme), shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe shkuljen e qimeve të nënsqetullave

عن أبِي هريرة رضي اللَّه عنه: سمعتُ النبِيّ صلى الله عليه وسلم يقول:
«الفِطْرَةُ خمسٌ: الخِتَانُ والاستحدادُ وقصُّ الشَّارِبِ وتقليمُ الأظفارِ وَنَتْفُ الآبَاطِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
“Natyrshmëria është në pesë: synetimin, rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme), shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe shkuljen e qimeve të nënsqetullave."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 5891

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi pesë tipare të fesë islame dhe tradita të të dërguarve:
1. Synetimi (rrethprerja), që nënkupton prerjen e lëkurës së tepërt të organit, që është mbi glans (kokën e organit), si dhe prerjen e majës së lëkurës në mitrën e femrës, mbi vendin e kryerjes së kontaktit intim.
2. Rruajtja e qimeve përreth organit gjenital.
3. Shkurtimi i mustaqeve, që nënkupton shkurtimin e asaj që është rritur në buzën e sipërme të njeriut, në mënyrë që të shfaqet buza.
4. Prerja e thonjve.
5. Shkulja e qimeve të nënsqetullave.

Mësime nga hadithi

  1. Kjo është tradita e të dërguarve, të cilën Allahu e do, është i kënaqur, e urdhëron dhe thërret në të, karakterizohet nga përsosuria, pastërtia dhe bukuria.
  2. Ligjshmëria e përkujdesjes për kryerjen e këtyre gjërave dhe mosshpërfillja e tyre.
  3. Për këto tipare ekzistojnë dobi fetare dhe të kësaj bote, bie fjala, përmirësimi i pamjes së jashtme, pastrimi i trupit, siguria për pastërti, dallimi nga jobesimtarët, si dhe nënshtrimi ndaj urdhrit të Allahut.
  4. Në hadithe të tjera është përmendur se ka tipare shtesë të natyrshmërisë, përveç këtyre pesë që u përmendën, si: lëshimi (rritja) e mjekrës, përdorimi i misvakut e të tjera.

Shfaq përkthimet

61 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية