1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«إِذَا انْتَهَى أَحَدُكُمْ إِلَى الْمَجْلِسِ فَلْيُسَلِّمْ، فَإِذَا أَرَادَ أَنْ يَقُومَ فَلْيُسَلِّمْ، فَلَيْسَتِ الْأُولَى بِأَحَقَّ مِنَ الْآخِرَةِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."

Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 5208

Shpjegimi

Profeti ﷺ e udhëzoi atë që vjen në një tubim, ku njerëzit janë ulur, që t'i përshëndesë me selam. Po kështu, kur dëshiron të largohet, duhet t'i përshëndesë përsëri me selam si përshëndetje lamtumire, sepse përshëndetja në ardhje nuk është më e rëndësishme se përshëndetja në largim.

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith nxit përhapjen e selamit.
  2. Ai gjithashtu nxit që njerëzit në një tubim të përshëndeten me selam si në ardhje, ashtu edhe në largim.
  3. Sindiu ka thënë: "Fjala e tij: "Kur dëshiron të largohet", do të thotë nga tubimi. Ndërsa fjala e tij: "sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë", do të thotë se të dyja përshëndetjet janë sunet dhe meritojnë të praktikohen, prandaj nuk ka asnjë arsye që të lihet pas dore e dyta, ndërkohë që zbatohet e para."

Shfaq përkthimet

39 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية