1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!

عَنْ حُذَيْفَةَ رضي الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَا تَقُولُوا: مَا شَاءَ اللهُ وَشَاءَ فُلَانٌ، وَلَكِنْ قُولُوا: مَا شَاءَ اللهُ ثُمَّ شَاءَ فُلَانٌ».

Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!"

Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut - 10755

Shpjegimi

Profeti ﷺ ndaloi që muslimani të thotë gjatë të folurit të tij: “Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!" Ose: "Siç dëshiron Allahu dhe filani!!" Kjo është për shkak se dëshira dhe vullneti i Allahut janë absolut, ku askush nuk është bashkëpjesëmarrës me Të në to. Kur të përdoret lidhëza "dhe" - (ar. ve), lë për të kuptuar bashkëpjesëmarrjen e ndokujt me Allahun ose barazimin mes tyre. Por, të thotë: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!" Kësisoj, dëshirën e njeriut e bën pasuese të dëshirës së Allahut, me ndajfoljen "pastaj", - (ar. thumme), në vend të lidhëzës "dhe", për faktin se ndajfolja "pastaj" tregon për diçka që vjen dhe e pason një gjë më pas.

Mësime nga hadithi

  1. Është haram të thuhet: “Çfarë dëshiroi Allahu dhe deshe ti!” e shprehje të ngjashme që tregojnë lidhjen me emrin e Allahut përmes lidhëzës “dhe”, sepse kjo është formë shirku (idhujtarie) në shprehje dhe në fjalë.
  2. Është e lejuar të thuhet: “Siç dëshiron Allahu e pastaj siç dëshiron ti!", dhe shprehje të ngjashme që tregojnë lidhjen me emrin e Allahut përmes ndajfoljes "pastaj", sepse kështu e ndaluara mënjanohet.
  3. Pohimi i dëshirës së Allahut dhe pohimi i dëshirës së njeriut dhe se dëshira e këtij të fundit është pasuese e dëshirës së Allahut të Lartësuar.
  4. Është e ndaluar që njerëzit të bëhen ortakë me Allahun në dëshirën e Tij, qoftë dhe verbalisht.
  5. Nëse ai që e barazon dëshirën e Allahut me dëshirën e ndonjë krijese në të shprehur beson se dëshira e njeriut është sikurse dëshira e Allahut të Lartmadhëruar, respektivisht e barabartë me të në gjithëpërfshirje e përgjithësim, ose se njeriu ka dëshirë të pavarur, atëherë kjo është shirk i madh, e, nëse beson se është poshtë kësaj, atëherë është shirk i vogël.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية