1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”

عَنْ سَهْلُ بْنُ سَعْدٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ يَوْمَ خَيْبَرَ:
«لَأُعْطِيَنَّ هَذِهِ الرَّايَةَ غَدًا رَجُلًا يَفْتَحُ اللَّهُ عَلَى يَدَيْهِ، يُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَيُحِبُّهُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ»، قَالَ: فَبَاتَ النَّاسُ يَدُوكُونَ لَيْلَتَهُمْ أَيُّهُمْ يُعْطَاهَا، فَلَمَّا أَصْبَحَ النَّاسُ غَدَوْا عَلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كُلُّهُمْ يَرْجُو أَنْ يُعْطَاهَا، فَقَالَ: «أَيْنَ عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ؟» فَقِيلَ: هُوَ يَا رَسُولَ اللَّهِ يَشْتَكِي عَيْنَيْهِ، قَالَ: «فَأَرْسِلُوا إِلَيْهِ»، فَأُتِيَ بِهِ فَبَصَقَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي عَيْنَيْهِ وَدَعَا لَهُ، فَبَرَأَ حَتَّى كَأَنْ لَمْ يَكُنْ بِهِ وَجَعٌ، فَأَعْطَاهُ الرَّايَةَ، فَقَالَ عَلِيٌّ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أُقَاتِلُهُمْ حَتَّى يَكُونُوا مِثْلَنَا؟ فَقَالَ: «انْفُذْ عَلَى رِسْلِكَ حَتَّى تَنْزِلَ بِسَاحَتِهِمْ، ثُمَّ ادْعُهُمْ إِلَى الإِسْلاَمِ، وَأَخْبِرْهُمْ بِمَا يَجِبُ عَلَيْهِمْ مِنْ حَقِّ اللَّهِ فِيهِ، فَوَاللَّهِ لَأَنْ يَهْدِيَ اللَّهُ بِكَ رَجُلًا وَاحِدًا، خَيْرٌ لَكَ مِنْ أَنْ يَكُونَ لَكَ حُمْرُ النَّعَمِ».

Sehël ibën Sa'di (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit i Dërguari i Allahut ﷺ tha:
“Nesër do t'ia jap këtë flamur një njeriu, nëpërmjet të cilit Allahu do të mundësojë çlirimin: njeri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ dhe që Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke hamendësuar se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë njerëzit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, duke shpresuar secili që flamuri t'i jepej atij. Profeti ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibën Ebi Talibi?” Dikush tha: "Ka shqetësime me sytë, o i Dërguari i Allahut." - "Thirreni këtu", - tha Profeti ﷺ. Kur erdhi, i Dërguari i Allahut ﷺ vendosi pështymën e tij në sytë e tij, u lut për të dhe ai u shërua, sikur të mos kishte pasur asgjë. Pastaj Profeti ﷺ ia dha flamurin dhe Aliu tha: "O i Dërguari i Allahut, t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë)?" Profeti ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 4210

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith u tregoi sahabëve se muslimanët nesër do të fitojnë kundër hebrenjve të Hajberit, nëpërmjet një burri që do t'ia jepte personalisht flamurin, flamur këtë të cilin ushtria e përdorte si simbol të saj. Një prej virtyteve të këtij burri ishte se e donte Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe se Allahu dhe i Dërguari i Tij e donin atë gjithashtu. Kështu, sahabët e kaluan natën duke diskutuar dhe duke biseduar se kujt do t'i jepej flamuri e duke qenë të interesuar për këtë nder të madh. Kur erdhi mëngjesi, shkuan te Profeti ﷺ, që të gjithë, duke shpresuar të merrnin këtë nder.
Profeti ﷺ pyeti për Ali ibën Ebi Talibin (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
I thanë: "Ai është i sëmurë, po ankohet prej syve."
Profeti ﷺ i dërgoi tek ai dhe ata ia sollën. Ai vendosi në sytë e Aliut diçka nga pështyma e tij fisnike dhe u lut për të dhe ai u shërua nga sëmundja që kishte, sikur të mos kishte asnjë sëmundje, sakaq ia dha flamurin dhe e urdhëroi që të vazhdonte me butësi derisa t'i afrohej fortesës së armikut dhe t'i ftonte në Islam, e, nëse pranonin, atëherë t'i tregonte çfarë obligimesh kanë.
Pastaj Profeti ﷺ ia sqaroi Aliut vlerën e thirrjes tek Allahu dhe, nëse thirrësi bëhet shkak për udhëzimin e një njeriu, kjo është më mirë për të sesa të posedojë deve të kuqe, - të cilat ishin pasuria më e çmuar e arabëve, - t'i mbajë në pronësinë e vet ose t'i japë lëmoshë.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e Ali ibën Ebi Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe dëshmia e Profetit ﷺ për të se Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan dhe se ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
  2. Interesimi i sahabëve për të bërë mirë dhe garimi i tyre në këtë drejtim.
  3. Pëlqyeshmëria e ruajtjes së edukatës gjatë luftës dhe shmangia e rrëmbyeshmërisë dhe britmave të bezdisshme e të panevojshme.
  4. Ndër dëshmitë e profecisë së Muhamedit ﷺ ishte lajmi i fitores ndaj hebrenjve dhe shërimi i syve të Ali ibn Ebi Talibit përmes tij, me lejen e Allahut.
  5. Qëllimi më madhor i xhihadit është hyrja e njerëzve në Islam.
  6. Thirrja bëhet gradualisht; nga jobesimtari kërkohet fillimisht të bëhet musliman duke shqiptuar shehadetin (dëshminë islame) e më pas ai urdhërohet t'i kryejë detyrat e Islamit.
  7. Vlera e thirrjes në Islam dhe të mirat që ajo i sjell atij që ftohet dhe atij që fton në Islam: ai që ftohet mund të udhëzohet, ndërsa ai që fton merr me një shpërblim të madh.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية