1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjëroni muajin tuaj, jepeni zekatin e pasurive tuaja dhe bindjuni të parit tuaj, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj!

عَن أَبِي أُمَامَةَ رضي الله عنه قَالَ: سَمِعْتَ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَخْطُبُ فِي حَجَّةِ الوَدَاعِ فَقَالَ:
«اتَّقُوا اللَّهَ رَبَّكُمْ، وَصَلُّوا خَمْسَكُمْ، وَصُومُوا شَهْرَكُمْ، وَأَدُّوا زَكَاةَ أَمْوَالِكُمْ، وَأَطِيعُوا ذَا أَمْرِكُمْ تَدْخُلُوا جَنَّةَ رَبِّكُمْ».

Nga Ebu Umameh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë se e ka dëgjuar Profetin e Allahut (paqja qoftë mbi të!), duke predikuar në Haxhin e lamtumirës:
"Kini frikë Allahun, Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjëroni muajin tuaj, jepeni zekatin e pasurive tuaja dhe bindjuni të parit tuaj, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj!"

Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi Suneni i Tirmidhiut - 616

Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) mbajti një predikim në ditën e Arafatit në Haxhin e lamtumirës, i cili u zhvillua në vitin e dhjetë të hixhretit. Ky haxh e mori këtë emërtim për shkak se në të Profeti (paqja qoftë mbi të!) i dha lamtumirën njerëzve. Ai i urdhëroi të gjithë njerëzit që t'i frikësohen Zotit të tyre, duke i përmbushur urdhëresat dhe duke u shmangur nga ndalesat e Tij. Ai i urdhëroi gjithashtu që të falnin pesë namazet që Allahu i Madhërishëm ua kishte bërë obligim gjatë ditës dhe gjatë natës dhe që të agjëronin muajin e Ramazanit. I urdhëroi po ashtu që t'ua jepnin zekatin e pasurive atyre që e meritojnë dhe të mos tregohen dorështrënguar, si dhe që t'i binden atyre që Allahu i ka bërë udhëheqës të tyre, me përjashtim kur urdhërojnë për ndonjë mëkat. Shpërblimi i atij që i bën gjërat e lartpërmendura është Xheneti.

Mësime nga hadithi

  1. Këto vepra janë prej shkaqeve të hyrjes në Xhenet.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية