1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Atij që shkon te fatthënësi dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë

عن بعض أزواج النبي صلى الله عليه وسلم عن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«مَنْ أَتَى عَرَّافًا فَسَأَلَهُ عَنْ شَيْءٍ لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلَاةٌ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً».

Një grua e Profetit ﷺ tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
"Atij që shkon te fatthënësi dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 2230

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se kushdo që shkon te ndonjë fatthënës (ar. el arraf), që është një emër i përgjithshëm për falltarin, astrologun, atë që shikon në rërë e të ngjashëm, të cilët argumentojnë për njohjen e së fshehtës me anë të premisave që ata i përdorin, thjesht të pyeten për diçka nga çështjet e fshehta, bën që Allahu ta privojë atë nga shpërblimi i namazit për dyzet ditë, që është si dënim për këtë mëkat të madh.

Mësime nga hadithi

  1. Falli është haram dhe shkuarja te falltarët e pyetja e tyre rreth gjërave të fshehta.
  2. Njeriu mund të privohet nga shpërblimi i adhurimit, si ndëshkim për shkak të ndonjë gjynahu të bërë.
  3. Në ndalesën e përmendur në hadith bën pjesë horoskopi dhe shikimi në të, leximi i pëllëmbës e filxhanit, qoftë dhe thjesht për informacion, sepse e tërë kjo është prej tregimit të fatit dhe nga pretendimi i njohjes së të fshehtës.
  4. Nëse ky është dënimi për atë që shkon te fatthënësi, ç'mund të thuhet për dënimin e vetë fatthënësit?!
  5. Namazi që është falur përgjatë dyzet ditëve llogaritet i kryer, nuk duhet kompensuar, por nuk ka shpërblim për të.

Shfaq përkthimet

64 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية