1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)

عن ابن عباس رضي الله عنهما قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«من اقتبَسَ علْمًا مِنَ النُّجُومِ اقْتبَسَ شُعبَة مِن السِّحرِ، زادَ ما زادَ».

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)."

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 3905

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se kushdo që mëson dhe merr njohuri rreth astrologjisë dhe argumentohet me lëvizjet, hyrjet e daljet e yjeve për ngjarjet tokësore, siç është vdekja e filanit, jeta ose sëmundja e tij dhe gjërat e tjera që do të ndodhin në të ardhmen, veçse ka mësuar një pjesë të magjisë, ku sa më shumë që njeriu të shtojë nga kjo dituri, aq më shumë e ka mësuar magjinë.

Mësime nga hadithi

  1. Ndalimi i astrologjisë, që nënkupton parashikimin e së ardhmes duke vëzhguar vendosjen e trupave qiellorë, sepse kjo është prej pretendimit të njohjes së gajbit (të së fshehtës).
  2. Astrologjia e ndaluar është një nga llojet e magjisë që bie ndesh me teuhidin (monoteizmin), ndryshe nga vëzhgimi i yjeve për të përcaktuar drejtimet, kiblen (për namaz) ose ardhjen e stinëve dhe muajve, që është e lejuar.
  3. Sa më shumë që ai e mëson astrologjinë, aq më shumë i mëson degët e magjisë.
  4. Yjet kanë tri dobi, të cilat i ka përmendur Allahu në Librin e Tij: stoli për qiellin, shenja përmes të cilave orientohen njerëzit dhe predha për t'i larguar shejtanët.

Shfaq përkthimet

64 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية