1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Nuk është sipas udhëzimit tonë ai që bën tetajur (beson në ogure të zeza) ose bëhet për të tetajur, e as ai që bën fall ose shkon tek ai që bën fall, e as ai që bën magji ose bëhet për të magji

عن عمران بن حصين رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
«‌لَيْسَ ‌مِنَّا ‌مَنْ ‌تَطَيَّرَ أَوْ تُطُيِّرَ لَهُ، أَوْ تَكَهَّنَ أَوْ تُكُهِّنَ لَهُ، أَوْ سَحَرَ أَوْ سُحِرَ لَهُ، وَمَنْ عَقَدَ عُقْدَةً، وَمَنْ أَتَى كَاهِنًا فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ».

Imran ibën Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Nuk është sipas udhëzimit tonë ai që bën tetajur (beson në ogure të zeza) ose bëhet për të tetajur, e as ai që bën fall ose shkon tek ai që bën fall, e as ai që bën magji ose bëhet për të magji dhe as ai që lidh nyja. Ai që shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ."

Hasen Transmeton Bezari Musnedi i Bezarit - 3578

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i kërcënoi ata nga umeti i tij që bënin disa vepra, duke thënë: “Nuk është sipas udhëzimit tonë”, prej të cilave theksojmë:
E para: "Ai që bën tetajur (beson në ogure të zeza) ose bëhet për të tetajur.“ Origjina e kësaj është: lëshimi i zogut kur fillon një veprim, si: udhëtimi, tregtia ose ndonjë gjë tjetër; nëse fluturon në të djathtë, ai bëhet optimist dhe vazhdon ta bëjë atë që dëshiron, e, nëse fluturon në të majtë, ai bëhet pesimist dhe heq dorë nga ajo që dëshiron. Andaj, nuk i lejohet që ta bëjë këtë vetë e as të autorizojë ndokënd të bëjë këtë gjë për të. Në këtë pikë përfshihet pesimizmi për çdo gjë, qoftë që dëgjohet, qoftë që shihet, qofshin zogj, qofshin kafshë, qofshin njerëz me aftësi të kufizuara, numra, ditë e çdo gjë tjetër.
E dyta: “E as ai që bën fall ose shkon tek ai që bën fall.” Pra, kushdo që pretendon se e di të fshehtën duke përdorur yjet dhe gjëra të tjera ose shkon te ndokush që pretendon se e di të fshehtën, bie fjala, shkon te ndonjë falltar e të ngjashëm dhe i beson pretendimit që thotë se e di të fshehtën, e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ.
E treta: “E as ai që bën magji ose bëhet për të magji.” Pra, që ai vetë të bëjë magji ose ta porositë dikë që të bëjë magji për të, kësisoj të përfitojë ose të dëmtohet ndokush prej saj. Ose lidh nyja me fije për të bërë magji, ku i lexon në to magjitë e ndaluara dhe fryn në to.

Mësime nga hadithi

  1. Është obligim të mbështemi tek Allahu dhe të besojmë në caktimin dhe paracaktimin e Allahut, si dhe të besojmë se janë të ndaluara: et tijerah, pesimizmi, magjia, tregimi i fatit dhe të pyeturit e personave që i bëjnë këto gjëra.
  2. Pretendimi i njohjes së të fshehtës është shirk që e mohon teuhidin.
  3. Është haram t'u besosh falltarëve dhe të shkosh tek ata. Këtu hyjnë: leximi i pëllëmbës, filxhanit, horoskopi dhe shikimi në të, qoftë dhe thjesht për informacion.

Shfaq përkthimet

64 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية