1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Islami është ngritur mbi pesë shtylla

عَنْ عَبْدِ اللهِ بنِ عُمَر رضي الله عنهما قال: قال رسولُ الله صلى الله عليه وسلم:
«بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَحَجِّ الْبَيْتِ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ».

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 16

Shpjegimi

Në këtë hadith, Profeti ﷺ e krahasoi Islamin me një ndërtesë të fortë, e cila i ka pesë shtyllat që e bartin atë, si dhe pjesa tjetër e karakteristikave të Islamit janë si plotësim i kësaj ndërtese. E para nga këto shtylla janë dy dëshmitë: dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dyja konsiderohen një shtyllë: janë të pandashme nga njëra-tjetra. Robi i shqipton, duke e pranuar të qenët e Allahut Një dhe se Ai është meritor të adhurohet, e askush pos Tij nuk e meriton këtë gjë, si dhe duke vepruar sipas kërkesave të tyre, duke besuar në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe duke e ndjekur atë. Shtylla e dytë: falja e namazit. Janë pesë namaze farz (të detyrueshme) gjatë ditës e natës: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia, të cilat duhet të falen sipas kushteve, shtyllave dhe obligimeve të tyre. Shtylla e tretë: dhënia e zekatit të detyrueshëm. Ai është një adhurim i detyrueshëm financiar për çdo pasuri që arrin një shumë të caktuar sipas ligjit islam, e cila u jepet atyre që e meritojnë. Shtylla e katërt: haxhillëku. Ai nënkupton shkuarjen në Mekë për t'i kryer ritualet e haxhillëkut, si shenjë adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar. Shtylla e pestë: agjërimi i Ramazanit. Ai nënkupton largimin nga ngrënia, pija dhe gjërat e tjera që prishin agjërimin, me qëllim të adhurimit ndaj Allahut, nga agimi deri në perëndim të Diellit.

Mësime nga hadithi

  1. Dy dëshmitë janë të pandashme nga njëra-tjetra, kështu që nuk saktësohet njëra pa tjetrën, prandaj i llogariti si një shtyllë e vetme.
  2. Dy dëshmitë janë themeli i fesë dhe asnjë fjalë e vepër nuk është e pranueshme pa ato.

Shfaq përkthimet

64 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو