1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët

عن أبي سعيد الخُدْريِّ رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«‌مَنْ ‌رَأَى ‌مِنْكُمْ ‌مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ، فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ، فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ، وَذَلِكَ أَضْعَفُ الْإِيمَانِ».

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 49

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron të ndryshohet e keqja, respektivisht gjithçka që Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar, gjë që duhet bërë sipas mundësive. Kështu, nëse sheh një të keqe, duhet ta ndryshojë me dorë, nëse ka forcë (ekzekutuese). E, nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij, respektivisht duke e ndaluar personin që po e vepron atë, duke ia shpjeguar dëmin e saj dhe duke e udhëzuar në mirësi, në vend të asaj të keqeje. Nëse nuk është në gjendje ta arrijë ndryshimin në këtë nivel, atëherë duhet ta ndryshojë me zemër, respektivisht duke e urryer këtë të keqe dhe duke vendosur që, po të ishte në gjendje ta ndryshonte, do ta bënte. Ndryshimi me zemër është niveli më i dobët i besimit në raport me ndryshimin e së keqes.

Mësime nga hadithi

  1. Ky hadith është bazë që tregon nivelet e ndryshimit të së keqes.
  2. Urdhri që e keqja të ndalohet shkallë-shkallë, secili sipas aftësive dhe mundësive që ka.
  3. Ndalimi i së keqes është një kapitull madhështor në fe, i cili nuk bie nga askush dhe çdo musliman është i obliguar ta bëjë atë sipas mundësive të tij.
  4. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi i së keqes janë prej virtyteve të besimit, i cili shtohet e pakësohet.
  5. Për të ndaluar të keqen, kushtëzohet të diturit se vepra e tillë është e keqe.
  6. Kusht për të ndryshuar një të keqe është që të mos rezultojë ky ndryshim në një të keqe më të madhe.
  7. Për të ndaluar të keqen ka rregulla dhe kushte, që muslimani duhet t'i mësojë.
  8. Ndalimi i së keqes kërkon një politikë sheriatike, dituri dhe urtësi.
  9. Mosndalimi i së keqes me zemër tregon se besimi është dobët.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو