1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Veprat ndahen në gjashtë lloje dhe njerëzit janë katër sosh. Janë dy gjëra obliguese, (dy) që llogariten një për një, një vepër e mirë me dhjetë sosh dhe një vepër e mirë me shtatëdhjetë mijë sosh

عَنْ خُرَيْمِ بْنِ فَاتِكٍ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«الْأَعْمَالُ سِتَّةٌ، وَالنَّاسُ أَرْبَعَةٌ، فَمُوجِبَتَانِ، وَمِثْلٌ بِمِثْلٍ، وَحَسَنَةٌ بِعَشْرِ أَمْثَالِهَا، وَحَسَنَةٌ بِسَبْعِ مِائَةٍ، فَأَمَّا الْمُوجِبَتَانِ: فَمَنْ مَاتَ لَا يُشْرِكُ بِاللهِ شَيْئًا دَخَلَ الْجَنَّةَ، وَمَنْ مَاتَ يُشْرِكُ بِاللهِ شَيْئًا دَخَلَ النَّارَ، وَأَمَّا مِثْلٌ بِمِثْلٍ: فَمَنْ هَمَّ بِحَسَنَةٍ حَتَّى يَشْعُرَهَا قَلْبُهُ، وَيَعْلَمَهَا اللهُ مِنْهُ كُتِبَتْ لَهُ حَسَنَةً، وَمَنْ عَمِلَ سَيِّئَةً، كُتِبَتْ عَلَيْهِ سَيِّئَةً، وَمَنْ عَمِلَ حَسَنَةً فَبِعَشْرِ أَمْثَالِهَا، وَمَنْ أَنْفَقَ نَفَقَةً فِي سَبِيلِ اللهِ فَحَسَنَةٌ بِسَبْعِ مِائَةٍ، وَأَمَّا النَّاسُ، فَمُوَسَّعٌ عَلَيْهِ فِي الدُّنْيَا مَقْتُورٌ عَلَيْهِ فِي الْآخِرَةِ، وَمَقْتُورٌ عَلَيْهِ فِي الدُّنْيَا مُوَسَّعٌ عَلَيْهِ فِي الْآخِرَةِ، وَمَقْتُورٌ عَلَيْهِ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ، وَمُوَسَّعٌ عَلَيْهِ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ».

Hurejm ibn Fatiku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Veprat ndahen në gjashtë lloje dhe njerëzit janë katër sosh. Janë dy gjëra obliguese, (dy) që llogariten një për një, një vepër e mirë me dhjetë sosh dhe një vepër e mirë me shtatëdhjetë mijë sosh. Dy gjërat obliguese janë: atij që vdes pa i bërë shok Allahut asgjë (në adhurim), i takon Xheneti, kurse Atij që vdes duke i bërë shok Allahut ndokënd (në adhurim), i takon Zjarri. Ndërkaq, (dy) që llogariten një për një janë: nëse dikush ka vendosur të bëjë një vepër të mirë derisa ta ndiejë atë zemra e tij dhe Allahu ta dijë këtë gjë prej tij, i shënohet një vepër e mirë, si dhe, nëse dikush ka bërë një vepër të keqe, i shënohet një vepër e keqe. Atij që bën një vepër të mirë, i vlen sa dhjetë të mira si ajo. Ndërkaq, ai që jep një lëmoshë të vetme në rrugën e Allahut, kjo vepër e mirë i shënohet si shtatëqind vepra të mira. Sa u përket njerëzve, ka të atillë që kjo botë u zgjerohet, e bota tjetër u ngushtohet; të atillë që kjo botë u ngushtohet, e bota tjetër u zgjerohet; të atillë që janë të ngushtuar në këtë botë e në botën tjetër dhe të atillë që në këtë botë dhe botën tjetër e kanë të zgjeruar."

Hasen Transmeton Ahmedi Musnedi i Ahmedit - 18900

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se veprat janë gjashtë lloje, kurse njerëzit janë katër sosh. Gjashtë veprat janë:
E para: atij që vdes pa i bërë shok Allahut asgjë (në adhurim), i takon Xheneti.
E dyta: atij që vdes duke i bërë shok Allahut ndokënd (në adhurim), i takon Zjarri, ku do të qëndrojë përgjithmonë.
Këto të dyja janë dy obligueset.
E treta: vepra e mirë e synuar. Nëse dikush ka bërë nijet të bëjë një vepër të mirë dhe është i sinqertë në nijetin e tij, derisa ta ndiejë atë në zemër dhe Allahu ta dijë këtë nijet prej tij, kështu që atij i paraqitet një punë dhe nuk ka mundësi ta bëjë atë vepër të mirë, atëherë atij i shënohet një vepër e mirë e plotë.
E katërta: veprimi i së keqes. Atij që bën një të keqe, i shënohet vetëm një e keqe.
Këto të dyja llogariten një për një, pa shumëfishim.
E pesta: një vepër e mirë që vlen sa dhjetë të mira si ajo. Kështu, atij që ka për qëllim një vepër të mirë dhe e bën, i shkruhen dhjetë vepra të mira për veprën e tillë.
E gjashta: një vepër e mirë që është e barabartë me shtatëqind vepra të mira. Kështu, kushdo që jep një lëmoshë të vetme në rrugën e Allahut, kjo vepër e mirë i shënohet si shtatëqind vepra të mira. Kjo është nga mirësia dhe bujaria e Allahut të Lartmadhëruar ndaj robërve të Tij.
Ndërkaq, katër llojet e njerëzve janë:
I pari: ai që ka furnizim të bollshëm në këtë botë dhe është i lumtur në të; gjen ç'të të dojë në të, por është ngushtuar në raport me botën tjetër dhe fundi i tij është Zjarri. Ky është jobesimtari i pasur.
I dyti: ai të cilit i është ngushtuar furnizimi në këtë botë, por çështja i është zgjeruar në botën tjetër dhe fundi i tij është Xheneti. Ky është besimtari i varfër.
I treti: ai që është ngushtuar në këtë botë dhe në botën tjetër. Ky është jobesimtari i varfër.
I katërti: ai që ka me bollëk (dhe i është zgjeruar) në këtë botë dhe në botën tjetër. Ky është besimtari i pasur.

Mësime nga hadithi

  1. Mirësia e madhe e Allahut të Lartësuar mbi robërit e Tij dhe shumëfishimi që Ai ua bën veprave të mira.
  2. Drejtësia dhe bujaria e Allahut, meqë na trajtoi me drejtësi në veprat tona të këqija, kështu që edhe shpërblimi për një vepër të keqe është një.
  3. Shirku ndaj Allahut është tepër i rëndë, sepse privon Xhenetin.
  4. Sqarimi i vlerës së lëmoshës në rrugën e Allahut.
  5. Shumëfishimi i shpërblimit për lëmoshën në rrugën e Allahut fillon nga shtatëqind herë, sepse ndihmon në ngritjen e fjalës së Allahut.
  6. Sqarimi i llojeve të njerëzve dhe dallimet e tyre.
  7. Në këtë botë punët i zgjerohen besimtarit dhe jobesimtarit, ndërsa në botën tjetër i zgjerohen vetëm besimtarit.

Shfaq përkthimet

67 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو