1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, e dërgoi Xhibrilin (alejhi selam) në Xhenet

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«لَمَّا خَلَقَ اللَّهُ الْجَنَّةَ وَالنَّارَ أَرْسَلَ جِبْرِيلَ عَلَيْهِ السَّلَامُ إِلَى الْجَنَّةِ، فَقَالَ: انْظُرْ إِلَيْهَا وَإِلَى مَا أَعْدَدْتُ لِأَهْلِهَا فِيهَا. فَنَظَرَ إِلَيْهَا فَرَجَعَ، فَقَالَ: وَعِزَّتِكَ لَا يَسْمَعُ بِهَا أَحَدٌ إِلَّا دَخَلَهَا. فَأَمَرَ بِهَا فَحُفَّتْ بِالْمَكَارِهِ، فَقَالَ: اذْهَبْ إِلَيْهَا فَانْظُرْ إِلَيْهَا وَإِلَى مَا أَعْدَدْتُ لِأَهْلِهَا فِيهَا. فَنَظَرَ إِلَيْهَا، فَإِذَا هِيَ قَدْ حُفَّتْ بِالْمَكَارِهِ، فَقَالَ: وَعِزَّتِكَ لَقَدْ خَشِيتُ أَنْ لَا يَدْخُلَهَا أَحَدٌ. قَالَ: اذْهَبْ فَانْظُرْ إِلَى النَّارِ وَإِلَى مَا أَعْدَدْتُ لِأَهْلِهَا فِيهَا. فَنَظَرَ إِلَيْهَا فَإِذَا هِيَ يَرْكَبُ بَعْضُهَا بَعْضًا، فَرَجَعَ فَقَالَ: وَعِزَّتِكَ لَا يَدْخُلُهَا أَحَدٌ. فَأَمَرَ بِهَا فَحُفَّتْ بِالشَّهَوَاتِ، فَقَالَ: ارْجِعْ فَانْظُرْ إِلَيْهَا. فَنَظَرَ إِلَيْهَا فَإِذَا هِيَ قَدْ حُفَّتْ بِالشَّهَوَاتِ، فَرَجَعَ وَقَالَ: وَعِزَّتِكَ لَقَدْ خَشِيتُ أَنْ لَا يَنْجُوَ مِنْهَا أَحَدٌ إِلَّا دَخَلَهَا».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, e dërgoi Xhibrilin (alejhi selam) në Xhenet dhe i tha: "Shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi dhe u kthye, pastaj tha: "Pasha krenarinë Tënde, kushdo që do të dëgjojë për të, do të (mundohet të) hyjë në të." Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Xheneti) me vështirësi. Sërish i tha: "Shko dhe shikoje atë dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me vështirësi, kështu që tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të." (Allahu) i tha: "Shko shikoje Zjarrin dhe çfarë kam përgatitur në të për banorët e tij!" E shikoi atë, kur ja, ishte ndërtuar në shtresa një mbi një, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, askush nuk do (të dëshirojë) të hyjë në të!" Atëherë (Allahu) urdhëroi që të rrethohet (Zjarri) me epshe. Sërish i tha: "Kthehu dhe shikoje!" Kështu, e shikoi, kur ja, ishte rrethuar me epshe, kështu që u kthye dhe tha: "Pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të!"

Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu Suneni i Ebu Davudit - 4744

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se, kur Allahu e krijoi Xhenetin dhe Zjarrin, i tha Xhibrilit (alejhi selam): "Shko në Xhenet dhe shikoje atë!" Kështu ai shkoi dhe e shikoi, e pastaj u kthye. Xhibrili tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kushdo që dëgjon për të dhe për begatinë, nderimet dhe mirësitë që i përmban, do të dëshirojë të hyjë në të e të punojë për të. Pastaj Allahu e rrethoi Xhenetin me gjëra të padëshiruara dhe me vështirësi, bie fjala, me: kryerjen e urdhrave dhe shmangien e ndalesave. Andaj, kushdo që dëshiron të hyjë në Xhenet, duhet t'i kalojë këto vështirësi. Pastaj Allahu i Larmadhëruar i tha: "O Xhibril! Shko shikoje Xhenetin, pasi e kam rrethuar me vështirësi!" Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, pastaj erdhi dhe tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të, për shkak të vështirësive që janë në rrugën drejt tij!" Ndërkaq, kur Allahu e krijoi Zjarrin, tha: "O Xhibril! Shko dhe shikoje atë!" Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, pastaj erdhi dhe Xhibrili tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kushdo që dëgjon për dënimin, mundimin dhe torturën që gjendet në të, do ta urrejë të hyjë në të, kështu që do të qëndrojë larg shkaqeve që çojnë drejt tij!" Më pas, Allahu i Lartmadhëruar e rrethoi Zjarrin dhe e bëri rrugën që çon tek ai (të përbërë) me epshe dhe kënaqësi. Pastaj tha: "O Xhibril, shko dhe shikoje atë!" Kështu, Xhibrili shkoi dhe e shikoi atë, pastaj u kthye dhe tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të shpëtojë prej tij, për shkak se është i rrethuar me epshe dhe kënaqësi."

Mësime nga hadithi

  1. Besimi se Xheneti dhe Zjarri ekzistojnë tani.
  2. Është obligim të besohet në të fshehtën dhe në çdo gjë që ka ardhur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ.
  3. Rëndësia e durimit përballë vështirësive, sepse kjo është rruga drejt Xhenetit.
  4. Rëndësia e shmangies së harameve, sepse është rruga që dërgon drejt Zjarrit.
  5. Xheneti u rrethua me vështirësi, ndërsa Zjarri me epshe. Kjo nënkupton sprovën dhe provimin në jetën e kësaj bote.
  6. Rruga për në Xhenet është e vështirë, e mundimshme dhe kërkon durim e përpjekje, duke e shoqëruar me besim, ndërsa rruga për në Zjarr është e mbushur me kënaqësi dhe epshe të kësaj bote.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو