1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Unë jam Dimam ibn Thalebe nga fisi i Sad ibn Bekrit

عن أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ رضي الله عنه قال:
بينما نحن جلوس مع النبي صلى الله عليه وسلم في المسجد دخل رجل على جمل، فأناخه في المسجد ثم عقله، ثم قال لهم: أيكم محمد؟ والنبي صلى الله عليه وسلم متكئ بين ظهرانيهم، فقلنا: هذا الرجل الأبيض المتكئ. فقال له الرجل: يا ابن عبد المطلب فقال له النبي صلى الله عليه وسلم: «قد أجبتك». فقال الرجل للنبي صلى الله عليه وسلم: إني سائلك فمشدد عليك في المسألة، فلا تجد علي في نفسك؟ فقال: «سل عما بدا لك» فقال: أسألك بربك ورب من قبلك، آلله أرسلك إلى الناس كلهم؟ فقال: «اللهم نعم». قال: أنشدك بالله، آلله أمرك أن نصلي الصلوات الخمس في اليوم والليلة؟ قال: «اللهم نعم». قال: أنشدك بالله، آلله أمرك أن نصوم هذا الشهر من السنة؟ قال: «اللهم نعم». قال: أنشدك بالله، آلله أمرك أن تأخذ هذه الصدقة من أغنيائنا فتقسمها على فقرائنا؟ فقال النبي صلى الله عليه وسلم: «اللهم نعم». فقال الرجل: آمنت بما جئت به، وأنا رسول من ورائي من قومي، وأنا ضمام بن ثعلبة أخو بني سعد بن بكر.

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Teksa një ditë rrinim ulur me Profetin ﷺ në xhami, hyri një burrë hipur në deve, i cili, pasi e uli dhe e lidhi devenë, pyeti: “Cili prej jush është Muhamedi?" Profeti ﷺ ishte në mesin tonë, i mbështetur në krah. I thamë: “Ja, ky burri i bardhë (fytyrëndritur), që po rri mbështetur." O nipi i Abdulmutalibit, - iu drejtua njeriu. - “Urdhëro”, - tha Profeti ﷺ. - Do të të pyes për diçka të madhe, kështu që do të jem i rëndë në pyetje, andaj mos m'u hidhëro. - “Pyet çfarë të duash”, - i tha Profeti ﷺ. Po të bëj be në Zotin tënd dhe në të atyre para teje, a me të vërtetë Allahu të ka dërguar te të gjithë njerëzit? Profeti ﷺ tha: “Po, betohem në Allahun se ashtu është!” - Po të bëj be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar t'i falësh pesë namaze gjatë ditës e natës? - “Po, betohem në Allahun se ashtu është.” - Po të pyes, duke të bërë be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar ta agjërosh këtë muaj të vitit? - pyeti ai. “Po, betohem në Allahun se ashtu është”, - iu përgjigj Profeti ﷺ. - Po të bëj be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar ta marrësh zekatin prej të pasurve tanë dhe t'ua ndash të varfërve tanë? - “Po, betohem në Allahun se ashtu është.” Burri në fjalë tha: “Besova në tërë atë në të cilën ti thërret. Jam dërguar nga populli im. Unë jam Dimam ibn Thalebe nga fisi i Sad ibn Bekrit."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 63

Shpjegimi

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa sahabët ishin ulur me Profetin ﷺ në xhami, një burrë i hipur në deve, pasi e uli dhe e lidhi devenë, i pyeti: "Cili prej jush është Muhamedi?" Profeti ﷺ ishte në mes të njerëzve dhe i thamë: "Ja, ky burri i bardhë (fytyrëndritur), që po rri mbështetur." O nipi i Abdulmutalibit, - iu drejtua ky burrë. Profeti ﷺ i tha: "Të dëgjova dhe pyet, se do të të përgjigjem." Ky burrë i tha Profetit ﷺ: "Do të të pyes për diçka të madhe, kështu që do të jem i rëndë në pyetje, andaj mos m'u hidhëro." Pra, mos u zemëro me mua dhe mos u ngushto! Profeti ﷺ i tha: "Pyet çfarë të duash." Ai tha: "Po të bëj be në Zotin tënd dhe në të atyre para teje, a me të vërtetë Allahu të ka dërguar te të gjithë njerëzit?" Profeti ﷺ tha: “Po, betohem në Allahun se ashtu është”, duke pohuar sinqeritetin e tij. Ky burrë i tha: "Po të bëj be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar t'i falësh pesë namaze gjatë ditës e natës?" Këto janë namazet obligative. Profeti ﷺ tha: “Po, betohem në Allahun se ashtu është.” Ai tha: "Po të pyes, duke të bërë be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar ta agjërosh këtë muaj të vitit?" Pra, muajin Ramazan. Profeti ﷺ: “Po, betohem në Allahun se ashtu është.” Ai tha: "Po të bëj be në Allahun, a Allahu të ka urdhëruar ta marrësh sadakanë prej të pasurve tanë dhe t'ua ndash të varfërve tanë?" Pra, zekatin. Profeti ﷺ tha: “Po, betohem në Allahun se ashtu është.” Dimami hyri në Islam dhe i tha Profetit ﷺ se do ta thërriste popullin e tij në Islam. Pastaj ai u prezantua se ishte Dimam ibn Thalebe nga fisi i Sad ibn Bekrit.

Mësime nga hadithi

  1. Thjeshtësia e Profetit ﷺ, meqë ky burë nuk mund të bënte dallim mes tij dhe shokëve të tij.
  2. Sjellja e mirë e Profetit ﷺ dhe butësia e tij gjatë përgjigjeve ndaj pyetësit, për faktin se përgjigjja e mirë është një nga shkaqet e pranimit të davetit (thirrjes në Islam).
  3. Lejohet të identifikohet një njeri me një karakteristikë që e ka: bardhësi, ngjyrë të kuqe, gjatësi, shkurtësi dhe të ngjashme, e cila nuk ka për qëllim të tregojë ndonjë të metë për të (kuptohet), nëse personi i tillë nuk e urren këtë gjë.
  4. Lejohet që një jobesimtar të hyjë në xhami për ndonjë nevojë.
  5. Meqë haxhillëku nuk është përmendur në hadith, mbase atëkohë nuk ishte obligim, kur pati ardhur Dimami te Profeti ﷺ.
  6. Sahabët kishin dëshirë të madhe që t'i ftonin njerëzit (në Islam); e, me ta pranuar Islamin Dimami, u kujdes me të madhe që ta ftonte popullin e tij (në Islam).

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو