1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه عَنْ رَسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم أنه قال:
«وَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ لَا يَسْمَعُ بِي أَحَدٌ مِنْ هَذِهِ الْأُمَّةِ يَهُودِيٌّ وَلَا نَصْرَانِيٌّ، ثُمَّ يَمُوتُ وَلَمْ يُؤْمِنْ بِالَّذِي أُرْسِلْتُ بِهِ إِلَّا كَانَ مِنْ أَصْحَابِ النَّارِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 153

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith betohet në Allahun se askush nga ky umet (popull i thirrjes), qoftë hebre, qoftë i krishterë, qoftë dikush tjetër, të cilit i ka arritur thirrja e Profetit ﷺ, pastaj vdes dhe nuk beson në të, vetëm se do të jetë një nga banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojë përgjithmonë.

Mësime nga hadithi

  1. Mesazhi i Profetit ﷺ është për mbarë botën; është detyrë të ndiqet dhe legjislacioni i tij i ka shfuqizuar të gjitha legjislacionet.
  2. Kushdo që nuk i beson Profetit ﷺ, nuk do t'i bëjë dobi pretendimi i tij se beson në profetët e tjerë.
  3. Kushdo që nuk ka dëgjuar për Profetin ﷺ dhe nuk i ka arritur thirrja islame, është i arsyetuar dhe çështja e tij në botën tjetër i takon Allahut të Lartësuar.
  4. Pranimi i Islamit i bën dobi njeriut edhe nëse ai është afër vdekjes, madje edhe gjatë sëmundjes së rëndë, përderisa shpirti nuk i arrin në fyt.
  5. Konsiderimi i saktë i fesë së jomuslimanëve, si ajo e hebrenjve dhe e të krishterëve, është kufër (dalje prej fesë).
  6. Fakti që hebreu dhe i krishteri janë përmendur në hadith është paralajmërim për të gjithë të tjerët. Kjo, se hebrenjtë dhe të krishterët kishin Libër (hyjnor), kështu që, nëse e tillë është puna e tyre, atëherë me të tjerët, që nuk kishin libër, është më parësore, sepse të gjithë ata e kanë obligim të hyjnë në fenë e Profetit ﷺ dhe t'i binden atij.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية