1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Kur këmbehen ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurmat me hurma dhe kripa me kripë, duhet të jenë në sasi e në masë të njëjtë dhe dorë me dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje mes vete, atëherë shitini si të doni (sa i përket sasisë), nëse shitja bëhet dorë me dorë.”

عَنْ عُبَادَةَ بْنِ الصَّامِتِ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«الذَّهَبُ بِالذَّهَبِ، وَالْفِضَّةُ بِالْفِضَّةِ، وَالْبُرُّ بِالْبُرِّ، وَالشَّعِيرُ بِالشَّعِيرِ، وَالتَّمْرُ بِالتَّمْرِ، وَالْمِلْحُ بِالْمِلْحِ، مِثْلًا بِمِثْلٍ، سَوَاءً بِسَوَاءٍ، يَدًا بِيَدٍ، فَإِذَا اخْتَلَفَتْ هَذِهِ الْأَصْنَافُ، فَبِيعُوا كَيْفَ شِئْتُمْ، إِذَا كَانَ يَدًا بِيَدٍ».

Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur këmbehen ari me ar, argjendi me argjend, gruri me grurë, elbi me elb, hurmat me hurma dhe kripa me kripë, duhet të jenë në sasi e në masë të njëjtë dhe dorë me dorë. Nëse ndryshojnë këto lloje mes vete, atëherë shitini si të doni (sa i përket sasisë), nëse shitja bëhet dorë me dorë.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 1587

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e ka sqaruar mënyrën e saktë të shitblerjes, kur ajo përfshin ndonjërën prej gjashtë kategorive që lidhen me kamatën, e ato janë: ari, argjendi, gruri, elbi, hurmat dhe kripa. Nëse mallrat janë të të njëjtit lloj, si p.sh: ari me ar apo argjendi me argjend, atëherë duhet të plotësohen dy kushte: Së pari: Pesha të jetë e barabartë, kur malli peshohet, si: ari dhe argjendi, ose masa të jetë e barabartë, kur matet, si: gruri, elbi, hurmat dhe kripa. Së dyti: Shitësi duhet ta marrë menjëherë pagesën dhe blerësi duhet ta marrë mallin në posedim në të njëjtën kohë ku lidhet kontrata e shitblerjes. Ndërsa, nëse këto kategori janë të ndryshme, si p.sh: ari me argjend ose hurmat me grurë, atëherë shitblerja lejohet vetëm me një kusht: që pagesa të kryhet dhe malli të merret në posedim në të njëjtën kohë ku bëhet kontrata. Përndryshe, shitblerja është e pavlefshme dhe si blerësi ashtu edhe shitësi kanë rënë në kamatën e ndaluar.

Mësime nga hadithi

  1. Sqarimi i mallrave që përfshihen në kamatë dhe mënyra se si duhet të kryhet shitblerja e tyre.
  2. Ndalimi i shitblerjes me kamatë.
  3. Paratë prej letre (bankënotat), kanë të njëjtin gjykim si ari dhe argjendi për sa i përket shkakut juridik të kamatës.
  4. Shitblerja e gjashtë kategorive që përfshihen në kamatë ka disa raste: 1. Kur një mall, që përfshihet në kamatë, shitet me një tjetër të të njëjtit lloj, si: ari me ar ose hurmat me hurma, për vlefshmërinë e transaksionit, duhet të plotësohen dy kushte: Barazia në peshë ose në masë dhe dorëzimi i menjëhershëm në të njëjtën kohë të kontratës. 2. Kur një mall, që përfshihet në kamatë, shitet me një tjetër të një lloji të ndryshëm, por me të njëjtin shkak juridik të kamatës, si: ari me argjend ose gruri me elb, kushtëzohet dorëzimi i menjëhershëm, pa u kërkuar barazia. 3. Kur një mall, që përfshihet në kamatë, shitet me një tjetër të një lloji të ndryshëm dhe me shkak juridik të ndryshëm, si: ari me hurma, atëherë nuk kushtëzohet as dorëzim i menjëhershëm dhe as barazi.
  5. Ndërsa shitblerja e mallrave që nuk përfshihen në kamatë, ose kur njëri mall është nga ata që përfshihen në kamatë dhe tjetri jo, atëherë nuk kushtëzohet as dorëzim i menjëhershëm dhe as barazi, si p.sh: shitja e pasurive të paluajtshme për ar.

Shfaq përkthimet

41 Gjuha
EN English Anglisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية