1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara, e llogaria e tij është tek Allahu

عن طارق بن أشيم الأشجعي رضي الله عنه قال: سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول:
«مَنْ قَالَ: لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، وَكَفَرَ بِمَا يُعْبَدُ مِنْ دُونِ اللهِ حَرُمَ مَالُهُ وَدَمُهُ، وَحِسَابُهُ عَلَى اللهِ».

Tarik ibën Ushejm Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
"Për atë që thotë: "La ilahe il-lallah" dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara, e llogaria e tij është tek Allahu."

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 23

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që thotë dhe dëshmon me gjuhën e tij: "La ilahe il-lallah”, që do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe distancohet nga të gjitha fetë përveç Islamit, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara për muslimanët, kështu që ne i shikojmë vetëm veprat që i shfaq botërisht, kësisoj nuk i merret pasuria e as nuk i derdhet gjaku, përveç nëse ai kryen ndonjë krim që e bën të domosdoshme këtë gjë sipas dispozitave të Islamit.
Në Ditën e Kiametit, Allahu do ta marrë në llogari: nëse ka qenë i sinqertë, do ta shpërblejë, e, nëse ka qenë hipokrit, do ta ndëshkojë.

Mësime nga hadithi

  1. Shqiptimi i dëshmisë: "La ilahe il-lallah" dhe mohimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut është kusht për të hyrë në Islam.
  2. Kuptimi i dëshmisë: "La ilahe il-lallah" nënkupton mohimin e çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut, bie fjala, idhujt, varret e gjërat e tjera dhe veçimi i Allahut të Lartësuar me adhurim.
  3. Kushdo që jetëson monoteizmin (teuhidin) dhe u përmbahet ligjeve të tij të jashtme, është person që nuk duhet të preket, përveç nëse bëhet e qartë nga ana e tij e kundërta e kësaj.
  4. Pasuria dhe gjaku i muslimanit janë të paprekshme, përveçse me hak (kur e parasheh ligji islam).
  5. Dispozitat në këtë botë ndërlidhen me pamjen e jashtme, atë që e shfaq njeriu, ndërsa në botën tjetër, në bazë të nijetit dhe synimit.

Shfaq përkthimet

63 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية