1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin

عن جندب رضي الله عنه قال:
سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَبْلَ أَنْ يَمُوتَ بِخَمْسٍ وَهُوَ يَقُولُ «إِنِّي أَبْرَأُ إِلَى اللهِ أَنْ يَكُونَ لِي مِنْكُمْ خَلِيلٌ فَإِنَّ اللهَ تَعَالَى قَدِ اتَّخَذَنِي خَلِيلًا كَمَا اتَّخَذَ إِبْرَاهِيمَ خَلِيلًا، وَلَوْ كُنْتُ مُتَّخِذًا مِنْ أُمَّتِي خَلِيلًا لَاتَّخَذْتُ أَبَا بَكْرٍ خَلِيلًا! أَلَا وَإِنَّ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ كَانُوا يَتَّخِذُونَ قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ وَصَالِحِيهِمْ مَسَاجِدَ، أَلَا فَلَا تَتَّخِذُوا الْقُبُورَ مَسَاجِدَ! إِنِّي أَنْهَاكُمْ عَنْ ذَلِكَ».

Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Me ndërgjegje të pastër para Allahut, refuzoj të kem ndonjë mik të ngushtë nga mesi juaj, sepse Allahu i Lartësuar më ka zgjedhur mua për mik të ngushtë (ar. halil) ashtu siç e ka zgjedhur mik të ngushtë Ibrahimin. Madje, sikur të kisha zgjedhur dikë për mik të ngushtë, do ta kisha zgjedhur Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj një vepër të tillë.”

Sahih Transmeton Muslimi Sahihu i Muslimit - 532

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon për pozitën që ai e gëzon tek Allahu i Lartësuar, respektivisht se ajo arriti shkallën më të lartë të dashurisë (ar. el hul-leh, miqësia e ngushtë), siç e arriti Ibrahimi (alejhi selam), prandaj ai mohoi se kishte mik të ngushtë përveç Allahut, sepse zemra e tij ishte e mbushur me dashurinë, madhërimin dhe njohjen e Allahut të Lartëruar, kështu që nuk kishte vend për askënd përveç Tij. Sikur ai të kishte mik të ngushtë prej krijesave, do ta kishte Ebu Bekër Sidikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Më pas paralajmëroi që të mos tejkalohet kufiri i lejuar në dashuri, siç bënë hebrenjtë dhe të krishterët në raport me varret e profetëve dhe të njerëzve të devoshtëm, derisa i shndërruan në hyjni idhujtareske që adhurohen në vend të Allahut dhe ndërtuan faltore - xhami e tempuj mbi varret e tyre, si dhe e ndaloi umetin e tij të bëjnë të njëjtën gjë si ata.

Mësime nga hadithi

  1. Vlera e Ebu Bekër Sidikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe se ai është më i miri nga sahabët e njeriu më i denjë për t'u bërë kalif pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ.
  2. Ndërtimi i xhamive mbi varre është nga të këqijat e popujve të mëparshëm.
  3. Është e ndaluar marrja e varreve si vende adhurimi për t'u falur tek ato ose në drejtim të tyre, ose të ndërtohen mbi to xhami a kupola. Kjo, për t'u ruajtur nga rënia në shirk (idhujtari) për shkak të kësaj.
  4. Paralajmërim ndaj teprimit në raport me njerëzit e devotshëm, për shkak se një gjë e tillë çon në shirk (idhutjari).
  5. Rreziku i asaj për të cilën tërhoqi vërejtjen Profeti ﷺ, sepse këtë e theksoi pesë net para vdekjes së tij.

Shfaq përkthimet

68 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو