1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Asnjëri prej jush të mos falet me një rrobë të vetme pa pasur diçka mbi supet e tij.”

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«لاَ يُصَلِّي أَحَدُكُمْ فِي الثَّوْبِ الوَاحِدِ لَيْسَ عَلَى عَاتِقَيْهِ شَيْءٌ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Asnjëri prej jush të mos falet me një rrobë të vetme pa pasur diçka mbi supet e tij.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 359

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi atë që falet me një rrobë të vetme që të lërë supet, pra pjesën mes shpatullës dhe qafës, të pambuluar; pa vendosur diçka mbi to për t’i mbuluar. Kjo sepse, edhe pse supet nuk janë pjesë e avretit (pjesët e trupit që duhet të mbulohen), mbulimi i tyre siguron një fshehje më të mirë të avretit, gjithashtu është më afër tregimit të respektit dhe madhërimit ndaj Allahut të Lartësuar gjatë qëndrimit para Tij në namaz.

Mësime nga hadithi

  1. Lejohet të falet namazi me një rrobë të vetme, nëse ajo mbulon atë që duhet të mbulohet.
  2. Lejohet të falet namazi me dy rroba: një që mbulon pjesën e sipërme të trupit dhe një tjetër që mbulon pjesën e poshtme.
  3. Preferohet që namazliu të jetë në gjendje të mirë gjatë namazit.
  4. Është obligim të mbulohen dy supet ose njëri prej tyre gjatë namazit, nëse është e mundur. Është thënë se nuk është ndalesë e rreptë.
  5. Shokët e Profetit ﷺ kishin pak pasuri, deri në atë shkallë sa disa prej tyre nuk posedonin dy rroba.
  6. Neveviu, duke komentuar domethënien e hadithit, ka thënë: "Arsyeja pas kësaj është se nëse ai e përdor rrobën si mbulesë të pjesës së poshtme të trupit pa vendosur asgjë prej saj mbi supe, mund t’i zbulohet avreti; ndërsa nëse vendos një pjesë të saj mbi supe, kjo nuk do të ndodhë. Për më tepër, ai mund të ketë nevojë ta mbajë atë me njërën apo të dyja duart, gjë që do ta bënte të humbiste veprën sunet të vendosjes së dorës së djathtë mbi të majtën nën gjoks, ngritjen e të dy duarve siç është përcaktuar, etj. Gjithashtu, kjo nënkupton mospërfillje ndaj mbulimit të pjesës së sipërme të trupit dhe vendit të zbukurimit, ndërkohë që Allahu i Lartësuar thotë: "... vishuni përshtatshëm (bukur) kudo dhe kurdo që të faleni!" (El Araf, 31)

Shfaq përkthimet

48 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية