1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe

عَنْ أَنَسٍ رَضيَ اللهُ عنهُ قَالَ:
ضَحَّى النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِكَبْشَيْنِ أَمْلَحَيْنِ أَقْرَنَيْنِ، ذَبَحَهُمَا بِيَدِهِ، وَسَمَّى وَكَبَّرَ، وَوَضَعَ رِجْلَهُ عَلَى صِفَاحِهِمَا.

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 5565

Shpjegimi

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ i theri me dorën e tij në ditën e Bajramit të Kurbanit, dy desh me brirë të bardhë të përzier me të zezë dhe tha: "... duke thënë: "Bismilah, Allahu ekber" dhe duke ua vendosur këmbën në qafë.

Mësime nga hadithi

  1. Përligjja e therjes së kurbanit dhe se muslimanët janë të pajtuar njëzëri për këtë.
  2. Më mirë është që kurbani të jetë i atij lloji që ka bërë kurban Profeti ﷺ, për shkak të pamjes së tij të bukur dhe për shkak se dhjami e mishi i tij janë më të këndshëm.
  3. Neveviu ka thënë: "Ky hadith tregon se është e pëlqyeshme që njeriu ta marrë përsipër therjen e kurbanit të tij vetë dhe të mos e autorizojë askënd për therjen e tij, përveç në rast arsyeje, e në atë rast është e pëlqyeshme që ai të jetë dëshmitar gjatë therjes së tij. Atij që autorizon një musliman për therjen e kurbanit të tij, i lejohet kjo gjë pa asnjë mospajtim mes dijetarëve."
  4. Ibën Haxheri ka thënë: "Ky hadith tregon se është e pëlqyeshme thënia: "Allahu ekber" së bashku me besmelen gjatë therjes dhe vendosja e këmbës në qafë, në anën djathtë të kurbanit. Dijetarët janë të pajtimit që kafsha të shtrihet në anën e majtë, kështu që kasapi ta vendosë këmbën e tij në anën e djathtë, në mënyrë që ta ketë më të lehtë ta marrë thikën me të djathtën dhe ta mbajë kokën e tij me dorën e majtë."
  5. Është e pëlqyeshme që kurbani të jetë me brirë, por lejohet të bëhet edhe nëse nuk ka.

Shfaq përkthimet

53 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية