1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Hadithi dhe shkencat e hadithit

Hadithi Shkruaj, sepse pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, asgjë nuk del prej saj, përveç së vërtetës.”

عن عبدِ الله بن عمرو رضي الله عنهما قال:
كنتُ أكتبُ كلَّ شيءٍ أسمعُه من رسولِ الله صلَّى الله عليه وسلم أُريدُ حفْظَه، فنهتْني قريشٌ، وقالوا: أتكْتبُ كلَّ شيءٍ تَسمَعُه من رسول الله صلَّى الله عليه وسلم، ورسولُ الله صلَّى الله عليه وسلم بَشَرٌ يتكلَّمُ في الغضَبِ والرِّضا؟ فأمسَكتُ عن الكتاب، فذكرتُ ذلك لرسول الله صلَّى الله عليه وسلم، فأومأ بإصبَعِه إلى فيه، فقال: «اكتُبْ، فوالذي نفسي بيدِه، ما يَخرُجُ منه إلا حقٌّ».

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë:
"Shkruaja çdo gjë që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ, që doja ta mësoja përmendsh, por kurejshët më ndaluan dhe më thanë: "A po shkruan gjithçka që dëgjon nga i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ai është njeri: flet në gjendje hidhërimi dhe kënaqësie?" Kështu, hoqa dorë nga shkrmi dhe ia përmenda këtë gjë të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: “Shkruaj, sepse pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, asgjë nuk del prej saj, përveç së vërtetës.”

Sahih Transmeton Ebu Davudi Suneni i Ebu Davudit - 3646

Shpjegimi

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: Gjithçka që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ e shkruaja për ta ruajtur me shkrim, por disa nga kurejshët më ndaluan e më thanë: "I Dërguari i Allahut ﷺ është njeri që flet në gjendje kënaqësie e hidhërimi dhe mund të gabojë", kështu që ndalova së shkruari.
Kështu, i tregova Profetit ﷺ se çfarë thanë, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: "Shkruaj se, pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk del asgjë prej saj, përveç së vërtetës në çdo situatë; qoftë kënaqësi, qoftë zemërim!
Allahu i Lartësuar për Profetin e Tij ﷺ thotë: "Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij." (En Nexhm, 3-4)

Mësime nga hadithi

  1. Profeti ﷺ është i pagabueshëm në atë që kumton nga Zoti i tij i Lartmadhëruar, qoftë kjo kur është në gjendje kënaqësie, qoftë hidhërimi.
  2. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ishin të kujdesshëm për të mësuar përmendsh Sunetin (traditën dhe udhëzimin profetik) dhe për ta kumtuar atë.
  3. Lejohet betimi edhe pa të kërkuar dikush të betohesh, në rast të ndonjë dobie dhe për të vërtetuar ndonjë çështje.
  4. Shkrimi i diturisë është prej shkaqeve më të rëndësishme për ruajtjen e saj.

Shfaq përkthimet

61 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية