عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم قال:
«اجْتَنِبُوا السَّبْعَ الْمُوبِقَاتِ»، قَالُوا: يَا رَسُولَ اللهِ وَمَا هُنَّ؟ قَالَ: «الشِّرْكُ بِاللهِ، وَالسِّحْرُ، وَقَتْلُ النَّفْسِ الَّتِي حَرَّمَ اللهُ إِلَّا بِالْحَقِّ، وَأَكْلُ الرِّبَا، وَأَكْلُ مَالِ الْيَتِيمِ، وَالتَّوَلِّي يَوْمَ الزَّحْفِ، وَقَذْفُ الْمُحْصَنَاتِ الْمُؤْمِنَاتِ الْغَافِلَاتِ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?" Profeti ﷺ tha: 1. “Të bërët ortak Allahut (shirku), 2. Sihri (magjia), 3. Vrasja padrejtësisht e atij që ka ndaluar Allahu, 4. Përdorimi i kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 2766

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith urdhëron umetin e tij që të qëndrojë larg shtatë krimeve dhe mëkateve shkatërruese. E, kur u pyet se cilat janë ato, e sqaroi se janë:
1. Të bërët ortak Allahut (shirku), duke i shoqëruar Atij ndonjë të ngjashëm, në çfarëdo forme qoftë, si dhe duke ia drejtuar çfarëdo adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Profeti ﷺ filloi me shirkun, sepse është mëkati më i madh.
2. Sihri (magjia). Ai përbëhet nga nyja, lexime, ilaçe dhe tymëra që ndikojnë (me lejen e Allahut) në trupin e atij që i bëhet magji, duke e mbytur, duke i shkaktuar sëmundje ose duke i ndarë bashkëshortët mes vete. Sihri është një akt shejtanor dhe shumë (magjistarë) mund të arrijnë të bëjnë gjëra të tilla vetëm përmes bërjes shirk (duke dalë kështu nga feja) dhe afrimit te shpirtrat e këqij, nëpërmjet diçkaje që e dëshirojnë.
3. Vrasja padrejtësisht e atij që e ka ndaluar Allahu, përveçse me një justifikim legjitim të zbatuar nga sundimtari.
4. Përdorimi i kamatës duke e ngrënë ose duke e përdorur në forma të tjera përfitimi.
5. Shkelja e pasurisë së një të mituri, të cilit i ka vdekur babai duke qenë nën moshën e pubertetit.
6. Ikja nga fushëbeteja kur të ballafaqohet me jobesimtarët.
7. Akuzimi i grave të lira, të dëlira për kurvëri, si dhe akuzimi i burrave.

Mësime nga hadithi

  1. Mëkatet e mëdha nuk kufizohen në shtatë, ndërsa kufizim i i tyre në hadith në shtatë është për shkak se janë të rënda dhe të rrezikshme.
  2. Lejueshmëria e vrasjes së njeriut nëse është me të drejtë, si: ligji i barazisë në ndëshkim (ar. kisas), dalja nga feja (ar. ridde) dhe kurvëria nga personi i martuar. Këtë gjë e implemeton sunduesi legjitim.

Shfaq përkthimet

69 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
FF Fulfulde Fulanisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
EL Ελληνικά اليونانية
AK Akan الأكانية
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
LN Lingala اللينجالا
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو