1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?

عن أبي بكرة رضي الله عنه قال: قال النبي صلى الله عليه وسلم:
«‌أَلَا ‌أُنَبِّئُكُمْ بِأَكْبَرِ الْكَبَائِرِ؟» ثَلَاثًا، قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللهِ، قَالَ: «الْإِشْرَاكُ بِاللهِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ» وَجَلَسَ وَكَانَ مُتَّكِئًا، فَقَالَ: «أَلَا وَقَوْلُ الزُّورِ»، قَالَ: فَمَا زَالَ يُكَرِّرُهَا حَتَّى قُلْنَا: لَيْتَهُ سَكَتَ.

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“A doni t'ju tregoj për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha?” Të pranishmit iu përgjigjën: "Posi, o i Dërguari i Allahut!" (Tha:) “Të bërët shirk Allahut dhe mosrespektimi i prindërve”, - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: - “Po ashtu, fjala e rrejshme!” - të cilën e përsëriti disa herë radhazi, saqë thoshim me vete: Ah, sikur të heshtte (se na vinte rëndë)!

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 2654

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i lajmëroi shokët e tij për më të mëdhatë e mëkateve të mëdha, kështu që ua përmendi këto tria:
1. Të bërët shirk (ortakëri) Allahut, që nënkupton kushtimin e çdo lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut dhe barazimi i të tjerëve me Allahun në uluhijen (veçimin e Allahut me adhurim), rububijen (veçimin e Allahut me zotërim) dhe emrat e cilësitë e Tij.
2. Mosrespektimi i prindërve, që nënkupton çdo dëm që u shkaktohet prindërve, qoftë me fjalë, qoftë me vepra, dhe lënia e bamirësisë ndaj tyre.
3. Fjala e rrejshme, e cila e përfshin edhe dëshminë e rrejshme. Kjo nënkupton çdo fjalë të rreme, me të cilën synohet nënçmimi i atij për të cilin është bërë kjo dëshmi, duke ia marrë pasurinë ose duke ia cenuar nderin, e të ngjashme.
Profeti ﷺ e përsëriti (disa herë) tërheqjen e vërejtjes kundër fjalëve të rreme, duke paralajmëruar kështu për qortueshmërinë dhe efektet e këqija të saj në shoqëri, derisa sahabët thanë: "Ah, sikur të heshtte!", si mëshirë për të dhe moskënaqje me atë që e shqetëson atë.

Mësime nga hadithi

  1. Mëkati më i madh është të bërët shirk (ortakëri) Allahut, sepse Profeti e përmendi në fillim të mëkateve më të mëdha. Këtë gjë e vërteton edhe fjala e Allahut të Lartësuar: "Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër përveç Tij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë." (En Nisa, 48)
  2. Rëndësia e madhe e të drejtave të prindërve, sepse e bëri bashkë të drejtën e tyre me të drejtën e Allahut të Lartësuar.
  3. Mëkatet ndahen në mëkate të mëdha dhe të vogla. Mëkat i madh konsiderohet çdo mëkat për të cilin ka dënim të kësaj bote, si: dënimet e paracaktuara (ar. hudud), mallkimi, kërcënimi për (dënim në) jetën e përtejme dhe kërcënimi për hyrje në Zjarr. Mëkatet e mëdha janë në nivele të ndryshme, disa prej të cilave janë më të rënda se të tjerat në ndalesë, ndërsa mëkatet e vogla janë ato të tjerat jashtë mëkateve të mëdha.

Shfaq përkthimet

63 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
BG Български البلغارية
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
YAO Yao الياو
KMR Kurmancî الكرمنجية