1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi “Në Ditën e Kiametit, një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i shkapërderdhen zorrët e barkut nëpër zjarr. Ai do të sillet rreth tyre siç sillet gomari rreth rrotës së mullirit

عَنْ أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ رضي الله عنه قَالَ: قِيلَ لَهُ: أَلَا تَدْخُلُ عَلَى عُثْمَانَ فَتُكَلِّمَهُ؟ فَقَالَ: أَتَرَوْنَ أَنِّي لَا أُكَلِّمُهُ إِلَّا أُسْمِعُكُمْ؟ وَاللهِ لَقَدْ كَلَّمْتُهُ فِيمَا بَيْنِي وَبَيْنَهُ، مَا دُونَ أَنْ أَفْتَتِحَ أَمْرًا لَا أُحِبُّ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ فَتَحَهُ، وَلَا أَقُولُ لِأَحَدٍ يَكُونُ عَلَيَّ أَمِيرًا: إِنَّهُ خَيْرُ النَّاسِ بَعْدَمَا سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ:
«يُؤْتَى بِالرَّجُلِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، فَيُلْقَى فِي النَّارِ، فَتَنْدَلِقُ أَقْتَابُ بَطْنِهِ، فَيَدُورُ بِهَا كَمَا يَدُورُ الْحِمَارُ بِالرَّحَى، فَيَجْتَمِعُ إِلَيْهِ أَهْلُ النَّارِ، فَيَقُولُونَ: يَا فُلَانُ مَا لَكَ؟ أَلَمْ تَكُنْ تَأْمُرُ بِالْمَعْرُوفِ، وَتَنْهَى عَنِ الْمُنْكَرِ؟ فَيَقُولُ: بَلَى، قَدْ كُنْتُ آمُرُ بِالْمَعْرُوفِ وَلَا آتِيهِ، وَأَنْهَى عَنِ الْمُنْكَرِ وَآتِيهِ».

Nga Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se i është thënë: "Sikur të shkoje tek Othmani dhe të flisje me të (rreth fitnes)!" Ai u tha: "Ju po mendoni se nuk i kam folur atij, meqë nuk po ju tregoj?! Për Allahun, unë i kam folur atij (për këto çështje) në fshehtësi, pa hapur një derë (atë të fitnes), gjë që nuk dua të jem unë i pari që e hap atë derë. Pas një hadithi që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, askujt nuk i them se është më i miri i njerëzve, madje edhe në qoftë prijësi im:
“Në Ditën e Kiametit, një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i shkapërderdhen zorrët e barkut nëpër zjarr. Ai do të sillet rreth tyre siç sillet gomari rreth rrotës së mullirit. Banorët e Zjarrit do të tubohen rreth tij dhe do ta pyesin: "O filan, ç'është puna jote? A nuk urdhëroje për të mirë dhe ndaloje të keqen (në dynja)?" Ai do të përgjigjet: "Po, urdhëroja për të mirë, por vetë nuk e punoja, si dhe ndaloja të keqen, por vetë e veproja.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2989

Shpjegimi

Usame ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu tha: "Sikur të shkoje tek Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe t'i flisje rreth fitnes që ka ndodhur mes njerëzve dhe të përpiqeshe ta shuaje atë." Ai i njoftoi se kishte folur me të në fshehtësi, duke synuar kështu dobi (për të gjithë), e jo për të nxitur fitne (trazira). Qëllimi i tij ishte se nuk dëshironte t'i refuzonte e t'i qortonte hapur prijësit para masës, e kështu të ishte shkak që kalifi të kritikohej, sepse kjo është derë për trazira dhe sherr, gjë që nuk donte të ishte i pari që do ta hapte atë.
Pastaj Usama (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha se ai këshillonte udhëheqësit fshehurazi dhe nuk bënte lajka me askënd, madje as me ndonjë udhëheqës. Ai nuk bënte servilizëm me ta e t'i lavëdronte para syve në mënyrë të rreme, pasi që kishte dëgjuar nga Profeti ﷺ se në Ditën e Kiametit do të sillet një njeri dhe do të hidhet në Zjarr, ku zorrët e tij do të dalin jashtë barkut në mënyrë të shpejtë nga nxehtësia e madhe dhe ndëshkimi i ashpër. Ai do të sillet në Zjarr në këtë gjendje, duke u rrotulluar me zorrët e të tij rreth tij, si gomari që rrotullohet rreth gurit të mullirit. Atëherë banorët e Zjarrit do të mblidhen rreth tij në formë rrethi dhe do ta pyesin: “O filan, a nuk ishe ti ai që urdhëroje për të mirë dhe ndaloje nga e keqja?!”
E thotë: "Urdhëroja në të mirë, e vetë nuk e veproja; ndaloja të keqen, e vetë e veproja."

Mësime nga hadithi

  1. Në parim, këshillimi i prijësve bëhet mes këshilluesit dhe atyre dhe që njeriu të mos flasë rreth kësaj në masën e gjerë.
  2. Kërcënimi i ashpër për atë që fjala e tij e kundërshton veprën e tij.
  3. Edukata me prijësit dhe sjellja butë me ta; urdhërimi i tyre për mirë dhe ndalimi i tyre nga e keqja.
  4. Përçmimi i lajkave ndaj prijësve në llogari të së vërtetës dhe shfaqja e së kundërtës që e fsheh, sikur ai që është servil për të kotën.

Shfaq përkthimet

52 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية