1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “A nuk e bënin ata haram atë që e kishte lejuar Allahu, edhe ju, pas tyre e bënit haram? A nuk jua bënin të lejuar atë që Allahu kishte bërë haram, e edhe ju e bënit të lejuar?” Iu përgjigja: “Gjithsesi.” Ai tha: “Ky ishte adhurimi që ju ua bënit atyre.”

عن عدي بن حاتم رضي الله عنه : "أنه سمع النبي صلى الله عليه وسلم يقرأ هذه الآية: "اتَّخَذُوا أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ وَالْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ وَمَا أُمِرُوا إِلاَّ لِيَعْبُدُوا إِلَهًا وَاحِدًا لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ سُبْحَانَهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ" فقلت له: إنا لسنا نعبدهم، قال: أليس يُحَرِّمُونَ ما أحل الله فتُحَرِّمُونَهُ؟ ويُحِلُّونَ ما حَرَّمَ الله فتُحِلُّونَهُ؟ فقلت: بلى، قال: فتلك عبادتهم".

Adij ibn Hatimi tregon: “E dëgjova njëherë Profetin ﷺ të lexonte këtë ajet: “Ata i bënë rabinët dhe murgjit e tyre si zota në vend të Allahut, si dhe Mesihun, birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Hyjni, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë!” (Et Teube, 31) Unë i thashë: “Ne nuk i adhuronim ata!” Profeti ﷺ tha: “A nuk e bënin ata haram atë që e kishte lejuar Allahu, edhe ju, pas tyre e bënit haram? A nuk jua bënin të lejuar atë që Allahu kishte bërë haram, dhe ju gjithashtu e bënit të lejuar?” Iu përgjigja: “Gjithsesi.” Ai tha: “Ky ishte adhurimi që ju ua bënit atyre.”

Ky hadith është sahih E shënon Tirmidhiu

Shpjegimi

Kur ky sahab i nderuar dëgjoi recitimin e këtij ajeti nga Profeti ﷺ, në të cilin ka njoftim për hebrenjtë dhe të krishterët, se ata i konsideruan dijetarët dhe adhuruesit e tyre zota për ta, gjë që ligjësuan për ta atë që bie në kundërshtim me ligjin e Allahut, kësisoj ata u bindeshin në të, kështu që kuptimi i adhurimit u ngatërrua, sepse ai mendonte se adhurimi kufizohet në sexhde dhe të ngjashme. Andaj, Profeti ﷺ ia sqaroi se prej adhurimit të rabinëve dhe murgjve ishte: bindja ndaj tyre në konsiderimin të lejuar të asaj që është haram, si dhe konsiderimin haram të asaj që është e lejuar, që është në kundërshtim me gjykimin e Allahut të Lartësuar dhe të Profetit të Tij ﷺ.

Mësime nga hadithi

  1. Nënshtrimi ndaj udhëheqësve dhe njerëzve të tjerë në gjëra që përbëjnë ndryshim të vendimeve të Allahut, - nëse ai që u bindet e di se ata po e kundërshtojnë ligjin e Allahut, - është shirk i madh.
  2. Konsiderimi i diçkaje hallall dhe haram është e drejtë e Allahut të Lartësuar.
  3. Sqarim për një prej llojeve të shirkut, e që është shirku i nënshtrimit
  4. Është e lejuar të mësohet i padituri.
  5. Kuptimi i nocionit adhurim është i gjerë. Ai përfshin çdo gjë që e do Allahu dhe është i kënaqur me të, qofshin fjalë, qofshin vepra, të gjymtyrëve e të zemrës.
  6. Sqarim për devijimin e rabinëve dhe murgjve.
  7. Pohimi se hebrenjtë dhe të krishterët bënin shirk.
  8. Baza e fesë së profetëve është një: teuhidi (monoteizimi).
  9. Nënshtrimi ndaj krijesës duke e kundërshtruar Krijuesin është adhurim ndaj tij.
  10. Duhet të kërkojmë sqarim nga dijetarët lidhur me gjykimin e çështjeve që nuk i dimë.
  11. Kujdesi i sahabëve për diturinë.

Shfaq përkthimet

28 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht