1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi dhe i thamë: ‘Ti je zotëria ynë!’ Ai tha: ‘Zotëria është Allahu!’ Ne i thamë: ‘Ti je më i virtytshmi dhe më superiori ndër ne!’ Ai tha: ‘Mund t'i thoni këto fjalë ose një pjesë të tyre, mirëpo kurrsesi mos e lejoni djallin që t'ju përdorë!’”

عَن عَبدِ الله بنِ الشِّخِّير رضي الله عنه قَالَ:
انْطَلَقْتُ في وَفدِ بَنِي عَامِرٍ إِلى رَسُولِ الله صلى الله عليه وسلم، فَقُلنا: أَنتَ سيّدُنَا، فقال: «السَّيدُ اللهُ»، قُلنا: وَأَفْضَلُنا فَضْلاً، وأعظَمُنا طَوْلاً، فقال: «قُولُوا بِقَولِكُم، أَو بَعضِ قولِكُم، وَلَا يَسْتَجْرِيَنَّكُم الشَّيطَانُ».

Përcillet nga Abdullah ibn Esh-Shikhir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë:
"Shkova te i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) me delegacionin e Beni Amirit dhe i thamë: ‘Ti je zotëria ynë!’ Ai tha: ‘Zotëria është Allahu!’ Ne i thamë: ‘Ti je më i virtytshmi dhe më superiori ndër ne!’ Ai tha: ‘Mund t'i thoni këto fjalë ose një pjesë të tyre, mirëpo kurrsesi mos e lejoni djallin që t'ju përdorë!’”

Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi Suneni i Ebu Davudit - 4806

Shpjegimi

Një grup njerëzish shkuan te Profeti (paqja qoftë mbi të!) dhe kur mbërritën tek ai, e lavdëruan me disa fjalë që ai (paqja qoftë mbi të!) nuk i pëlqeu. Ata i thanë: "Ti je zotëria ynë" Ai (paqja qoftë mbi të!) tha: "Zotëria është Allahu!" Atij i takon zotërimi dhe sundimi i plotë mbi krijesat e Tij, ndërsa krijesat janë robërit e Tij. Ata i thanë: "Ti je më i virtytshmi ndër ne." D.m.th. më i larti ndër ne në pozitë, në fisnikëri dhe në veçori. Dhe: "Ti je më superiori ndër ne." Domethënë: ti je më superiori ndër ne, në bamirësi, në madhështi dhe në pozitë. Pastaj Profeti (paqja qoftë mbi të!) i këshilloi që të thonin fjalët e tyre të zakonshme dhe të mos viheshin në siklet në përzgjedhjen e fjalëve, si dhe të bënin kujdes gjithashtu që djalli të mos i shtynte drejt ekstremizmit dhe kalimit të caqeve, duke rënë në gjëra të paligjshme si shirku dhe mjetet që të çojnë në shirk.

Mësime nga hadithi

  1. Pozita e lartë e Profetit (paqja qoftë mbi të!) në zemrat e shokëve të tij dhe respekti që ata kishin për të.
  2. Ndalimi i sikletosjes në përzgjedhjen e fjalëve dhe të qenët mesatar në të folur.
  3. Ruajtja e teuhidit nga fjalët dhe veprat që e cenojnë atë.
  4. Ndalimi i ekstremizmit në lavdërimin e dikujt, ngase ai është një prej shtigjeve të djallit.
  5. Profeti (paqja qoftë mbi të!) është zotëria i bijve të Ademit, ndërsa ajo që është cekur në këtë hadith, është thënë nga modestia dhe nga frika se mos po i kalonin caqet në lavdërimin e tij.

Shfaq përkthimet

59 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية