1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut

عن ابن عباس رضي الله عنهما في قول الله تعالى : (وَقَالُوا لا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلا سُوَاعًا وَلا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا) قال: "هذه أسماء رجال صالحين من قوم نوح، فلما هَلَكوا أَوحى الشَّيطان إلى قَومِهِم أنِ انْصِبُوا إلى مَجَالِسِهِم الَّتي كانوا يَجْلِسون فيها أنصَابًا، وسَمُّوها بأسمَائِهِم، فَفَعَلُوا، ولم تُعْبَد، حتَّى إِذَا هَلَك أُولئك ونُسِيَ العلم عُبِدت".

Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut, të cilët, kur vdiqën, shejtani i frymëzoi pasardhësit e tyre që nëpër ndejat e veta të vendosin disa figura e t'i emërtojnë sipas emrave të tyre. Ata vepruan kështu, por nuk i adhuronin. E, kur kjo gjeneratë u ndërrua dhe kur historia e tyre u harrua, filluan të adhuroheshin."

Ky hadith është sahih E shënon Buhariu

Shpjegimi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shpjegon këtë ajet fisnik se këta idhuj të cilët i ka përmendur Allahut i Lartësuar, populli i Nuhut këshilloi njëri-tjetrin në vazhdimësi që adhurimi t'u kushtohet atyre, pasi Nuhu (alejhi selam) i pat ndaluar që Allahut t'i bëhet shirk (idhujtari). Ç'është e vërteta, këta qenë emra të burrave të devotshëm prej tyre, ku ata e tepruan në raport me ta, sepse shejtani i mashtroi deri në atë masë, saqë i vendosën figurat e tyre. Kështu, erdhi puna, saqë këto fotografi u shndërruan në idhujt që u adhuruan krahas Allahut.

Mësime nga hadithi

  1. Teprimi në raport me njerëzit e mirë është shkak që ata të adhurohen krahas Allahut dhe të braktiset feja tërësisht.
  2. Paralajmërimi nga bërja e figurave të frymorëve dhe varja e tyre, sidomos figurat e njerëzve me autoritet.
  3. Paralajmërimi nga kurthi i shejtanit, meqë ai e paraqet të kotën në formë të së vërtetës.
  4. Paralajmërimi nga bidatet dhe risitë (në fe), edhe nëse vepruesi i tyre ka qëllim të mirë.
  5. Bërja ose vizatimi i figurave të frymorëve është prej mjeteve që çojnë në shirk, kështu që është obligim tërheqja e vërejtjes nga bërja e figurave të frymorëve.
  6. Njohja e vlerës së ekzistimit të dijes dhe dëmit të humbjes së saj.
  7. Shkak për humbjen e dijes është vdekja e dijetarëve.
  8. Paralajmërimi nga imitimi, sepse ai mund ta çojë njeriun drejt daljes prej fesë.
  9. Shirku ekzistonte edhe te popujt e kaluar.
  10. Këta pesë emra të përmendur janë nga ata që populli i Nuhut i adhuronin.
  11. Sqarim se njerëzit e së kotës bashkëpunojnë dhe i ndihmojnë njëri-tjetrit.
  12. Lejohet lutja kundër jobesimtarëve në mënyrë të përgjithshme.

Shfaq përkthimet

28 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht