1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje."

عن عبد الله بن عمرو بن العاص - رضي الله عنه- مرفوعاً: "مَن ردته الطِّيَرَة عن حاجته فقد أشرك، قالوا: فما كفارة ذلك؟ قال: أن تقول: اللهم لا خير إلا خيرك، ولا طَيْرَ إِلَّا طَيْرُكَ ولا إله غيرك".

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti (nuk sjell as mirësi e as pengon dëm) dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje."

Ky hadith është sahih E shënon Ahmedi

Shpjegimi

Profeti ﷺ po na tregon në këtë hadith se atë që pesimizimi e pengon për të vazhduar tutje në atë gjë që është i vendosur, veçse ka bërë një prej llojeve të shirkut. E, kur e pyetën sahabët për shpagimin e këtij mëkati të madh (se si bëhet), ai i përudhi drejt këtyre shprehjeve fisnike që kanë ardhur në këtë hadith, që ngërthejnë në vete dorëzimin e tërë çështjes tek Allahu i Lartësuar dhe mohimin që dikush përveç Tij të ketë forcë.

Mësime nga hadithi

  1. Pohimi i rënies në shirk të atij personi që pesimizimi e ka penguar nga nevoja që kishte.
  2. Pranimi i pendimit të idhujtarit.
  3. Përudhja se çfarë të thotë ai që ka në tijera (në pesimizëm e ogur të zi).
  4. E mira dhe e keqja janë të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar.

Shfaq përkthimet

27 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
DE Deutsch Gjermanisht
JA 日本語 Japonisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht