1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«يَعْقِدُ الشَّيْطَانُ عَلَى قَافِيَةِ رَأْسِ أَحَدِكُمْ إِذَا هُوَ نَامَ ثَلاَثَ عُقَدٍ يَضْرِبُ كُلَّ عُقْدَةٍ عَلَيْكَ لَيْلٌ طَوِيلٌ، فَارْقُدْ، فَإِنِ اسْتَيْقَظَ فَذَكَرَ اللَّهَ، انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ، فَإِنْ تَوَضَّأَ انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ، فَإِنْ صَلَّى انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ، فَأَصْبَحَ نَشِيطًا طَيِّبَ النَّفْسِ، وَإِلَّا أَصْبَحَ خَبِيثَ النَّفْسِ كَسْلاَنَ».

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë): "Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!" Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet aktiv e shpirtmirë, në të kundërtën, gdhihet shpirtkeq dhe dembel.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1142

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e përshkruan gjendjen e shejtanit dhe përpjekjen e tij për ta penguar njeriun që dëshiron të ngrihet për të falur namazin e natës ose të sabahut.
Kur besimtari shkon për të fjetur, shejtani lidh mbi pjesën e pasme të kokës së tij tri nyja.
Kur besimtari zgjohet dhe e përmend Allahun e Lartësuar, pa iu përgjigjur ngacmimeve të shejtanit, i zgjidhet njëra nyjë.
Kur të marrë avdes, i zgjidhet tjetra.
E, nëse ngrihet dhe falet, zgjidhet edhe nyja e tretë, rrjedhimisht gdhihet aktiv dhe shpirtmirë, për shkak të gëzimit se Allahu i dha sukses t'i bindet Atij dhe është i ngazëllyer për premtimin e Allahut për shpërblim e falje, njashtu për shkak të çlirimit nga nyjat dhe pengesat e shejtanit. Por, nëse nuk ngrihet, gdhihet shpirtkeq, zemërpikëlluar, përtac për të kryer vepra të mira dhe të mirësisë, sepse është i lidhur me nyjat e shejtanit e i larguar nga afërsia e Gjithëshiruesit.

Mësime nga hadithi

  1. Shejtani gjithmonë përpiqet në çdo rrugë të njeriut për ta penguar atë nga bindja ndaj Allahut të Lartësuar. Nuk ka shpëtim për robin nga shejtani, përveçse duke kërkuar ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe duke ndjekur shkaqet e mbrojtjes dhe ruajtjes prej tij.
  2. Përmendja e Allahut të Lartësuar dhe adhurimi i Tij sjell energji në shpirt e kënaqësi shpirtëroe, largon dembelizmin e mërzinë; heq shqetësimin dhe antipatinë. Këto e largojnë shejtanin, ndërsa lidhja e nyjave është nga ngacmimet e tij.
  3. Besimtari gëzohet për suksesin që Allahu ia jep për të kryer adhurimin ndaj Tij, si dhe trishtohet për shkak të mangësive të tij në arritjen e shkallëve të larta të shpërblimit dhe përsosurisë.
  4. Përgjumja dhe largimi nga adhurimet janë veprime të shejtanit dhe zbukurimi i tij.
  5. Këto tri adhurime: përmendja e Allahut, avdesi dhe namazi e largojnë shejtanin.
  6. Nyja e shejtanit është e lidhur posaçërisht pas kokës, pasi ajo është qendra e forcave dhe fusha e veprimit të tyre. Kur ai e lidh atë, ai mund ta kontrollojë shpirtin e njeriut dhe t'i shkaktojë gjumë.
  7. Ibn Haxher el Askalani ka thënë: "Përmendja e natës në hadith: "Qoftë një natë...", në kuptimin literal lë të kuptohet se kjo gjë është veçanërisht e lidhur me gjumin e natës."
  8. Ibn Haxher el Askalani ka thënë: "Nuk ka diçka të veçantë e të caktuar për të bërë pjesë te "përmendja e Allahut", e që nuk e zëvendëson ndonjë tjetër; çdo gjë që mund të quhet përmendje e Allahut është e mjaftueshme. Këtu përfshihet: leximi i Kuranit, leximi i hadithit të Profetit ﷺ dhe angazhimi duke kërkuar dije fetare. Më e larta që mund të thuhet nga dhikri (përmendja e Allahut) është ajo që ka thënë Profeti ﷺ: “Atij që zgjohet natën dhe thotë: "La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir. Elhamdulilah ve subhanallah ve la ilahe il-lallah, vallahu ekber. Ve la havle ve la kuvete ila bilah (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Falënderimi i takon Allahut dhe i Lartësuar qoftë Allahu! S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi. Nuk ka ndryshim e as fuqi pa Allahun), pastaj thotë: "O Allah, më fal mua ose lutet (për diçka), i pranohet. E, nëse merr avdes dhe falet, i pranohet namazi i tij.” (E shënon Buhariu)

Shfaq përkthimet

51 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية