1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi “Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër

عَنْ ‌سَهْلٍ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«إِنَّ فِي الْجَنَّةِ بَابًا يُقَالُ لَهُ الرَّيَّانُ، يَدْخُلُ مِنْهُ الصَّائِمُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، لَا يَدْخُلُ مِنْهُ أَحَدٌ غَيْرُهُمْ، يُقَالُ: أَيْنَ الصَّائِمُونَ، فَيَقُومُونَ لَا يَدْخُلُ مِنْهُ أَحَدٌ غَيْرُهُمْ، فَإِذَا دَخَلُوا أُغْلِقَ، فَلَمْ يَدْخُلْ مِنْهُ أَحَدٌ».

Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata hyjnë përmes saj e, kur të hyjë personi i fundit, mbyllet dhe më askush nuk hyn përmes saj.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 1896

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se njëra prej dyerve të Xhenetit quhet Rejan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit në Ditën e Kiametit. Askush tjetër nuk do të hyjë përmes saj. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata do të ngrihen dhe do të hyjnë, ndërsa askush tjetër nuk do të lejohet të kalojë nëpër të. Pasi të ketë hyrë i fundit prej tyre, ajo derë do të mbyllet dhe më pas askush nuk do të hyjë përmes saj.

Mësime nga hadithi

  1. Neveviu ka thënë: “Ky hadith tregon vlerën e agjërimit dhe nderimin që u është dhënë agjëruesve.”
  2. Allahu ka caktuar një derë të veçantë nga tetë dyert e Xhenetit për agjëruesit, e cila do të mbyllet pasi ata të kenë hyrë.
  3. Ky hadith sqaron se Xheneti ka dyer.
  4. Sindi ka thënë: "Shprehja “Ku janë agjëruesit?” i referohet atyre që agjërojnë shpesh dhe e kanë bërë agjërimin zakon, ashtu siç thuhet “i drejtë” ose “zullumqar” për dikë që njihet vazhdimisht me atë cilësi, e jo për dikë që e ka bërë vetëm një herë.
  5. Rejan do të thotë “ai që shuan etjen”, sepse agjëruesit shpesh përjetojnë etje, sidomos në ditët e gjata dhe të nxehta të verës. Prandaj, si shpërblim për ta, kjo derë është quajtur me një emër që lidhet posaçërisht me ta. Dera e Rejanit. Është thënë gjithashtu se (shprehja) Rejan rrjedh nga forma falan (ar.), që tregon bollëk në shuarjen e etjes, e cila është e kundërta e etjes. Ajo është quajtur kështu si shpërblim për ata që durojnë etjen dhe urinë gjatë agjërimit.

Shfaq përkthimet

40 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية