1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Vlerat dhe rregullat

Hadithi Ai që është në mjet i jep selam atij që është në këmbë. Ai që është në këmbë i jep selam atij që është ulur. Ata që janë pak i japin selam atyre që janë shumë

عَن أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:
«يُسَلِّمُ الرَّاكِبُ عَلَى المَاشِي، وَالمَاشِي عَلَى القَاعِدِ، وَالقَلِيلُ عَلَى الكَثِيرِ». وَلِلبُخَارِي: «يُسَلِّمُ الصَّغِيرُ عَلَى الكَبِيرِ، وَالمَارُّ عَلَى القَاعِدِ، وَالقَلِيلُ عَلَى الكَثِيرِ».

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Ai që është në mjet i jep selam atij që është në këmbë. Ai që është në këmbë i jep selam atij që është ulur. Ata që janë pak i japin selam atyre që janë shumë." Sipas një versioni të Buhariut thuhet: "I vogli i jep selam të madhit. Kalimtari i jep të ulurit. Ata që janë pak i japin atyre që janë shumë."

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Buhariut - 6232

Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) na ka mësuar etikën e përshëndetjes me selam midis njerëzve me shprehjen: "Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!" Andaj, i vogli duhet t'i japë selam të madhit, ai që është në mjet duhet t'i japë atij që është në këmbë, ai që është në këmbë duhet t'i japë atij që është ulur dhe ata që janë pak në numër duhet t'i japin atyre që janë shumë.

Mësime nga hadithi

  1. Pëlqehet që selami të jepet në mënyrën që është cekur në këtë hadith, por nëse ai që është në këmbë i jep selam atij që është në mjet apo përdoret ndonjë formë tjetër ndryshe nga ajo që është cekur në hadith, atëherë një gjë e tillë lejohet, por ajo është në kundërshtim me formën më të mirë dhe më të preferuar.
  2. Përhapja e selamit në formën që është cekur në hadith është pjesë e shkaqeve të dashurisë dhe të harmonisë.
  3. Nëse palët janë njësoj dhe të barabartë, atëherë më i miri prej tyre është ai që jep selam i pari.
  4. Legjislacioni islam është i përsosur dhe jep shpjegime për çdo gjë që i nevojitet njerëzimit.
  5. Mësimi i normave të selamit dhe dhënia e secilit të drejtën që i takon.

Shfaq përkthimet

57 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
YO Yorùbá Jorubisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
SO Soomaali Somalisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
IT Italiano Italisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
KMR Kurmancî الكرمنجية