1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Akidja

Hadithi “Besimtari i afrohet Zotit të vet të Lartmadhëruar, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta bëjë t'i pranojë mëkatet e tij

عَنْ صَفْوَانَ بْنِ مُحْرِزٍ قَالَ: قَالَ رَجُلٌ لِابْنِ عُمَرَ رضي الله عنهما كَيْفَ سَمِعْتَ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، يَقُولُ: فِي النَّجْوَى؟ قَالَ: سَمِعْتُهُ يَقُولُ:
«يُدْنَى الْمُؤْمِنُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنْ رَبِّهِ عَزَّ وَجَلَّ، حَتَّى يَضَعَ عَلَيْهِ كَنَفَهُ، فَيُقَرِّرُهُ بِذُنُوبِهِ، فَيَقُولُ: هَلْ تَعْرِفُ؟ فَيَقُولُ: أَيْ رَبِّ أَعْرِفُ، قَالَ: فَإِنِّي قَدْ سَتَرْتُهَا عَلَيْكَ فِي الدُّنْيَا، وَإِنِّي أَغْفِرُهَا لَكَ الْيَوْمَ، فَيُعْطَى صَحِيفَةَ حَسَنَاتِهِ، وَأَمَّا الْكُفَّارُ وَالْمُنَافِقُونَ، فَيُنَادَى بِهِمْ عَلَى رؤُوسِ الْخَلَائِقِ هَؤُلَاءِ الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَى اللهِ».

Safvan ibn Muhrizi tregon: “Një burrë e pyeti Ibn Omerin: “E ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për momentet kur Allahu e veçon robin dhe i flet në vetmi (Ditën e Gjykimit)?” Ai tha: “E kam dëgjuar të thotë:
“Besimtari i afrohet Zotit të vet të Lartmadhëruar, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta bëjë t'i pranojë mëkatet e tij: “Të kujtohet (filan mëkati)?” (Ai thotë): “Po, o Zoti im, më kujtohet!” Allahu i drejtohet: “Ta kam mbuluar në dynja, ndërsa sot po ta fal.” Pastaj i jepet fletushka e veprave të tij të mira. Ndërkaq, jobesimtarët dhe hipokritët thirren në mesin e krijesave duke u thënë: “Këta gënjenin ndaj Allahut.”

Sahih Muttefek alejhi Sahihu i Muslimit - 2768

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar për bisedën e fshehtë mes Allahut dhe robit besimtar në Ditën e Gjykimit, duke thënë:
"Besimtari do të sillet afër Zotit të tij në Ditën e Gjykimit dhe Allahu do ta mbulojë atë nga sytë e krijesave të tjera, ashtu që askush përveç tij të mos e dijë atë që ndodh mes tyre. Allahu do t’i thotë:
"A e di për këtë e atë mëkat?" Duke e bërë atë të pranojë mëkatet që janë mes tij dhe Zotit të tij.
Besimtari do të thotë: "Po, o Zoti im."
Kur besimtari të ndiejë frikë dhe shqetësim, Allahu i Lartësuar do t’i thotë: "Unë t’i kam mbuluar ato në jetën e kësaj bote dhe sot po t’i fal." Pastaj atij do t’i dorëzohet libri i veprave të mira.
Ndërsa jobesimtari dhe hipokriti do të thirren me zë të lartë para të gjithë dëshmitarëve: “Këta janë ata që gënjyen kundër Zotit të tyre. Vërtet, mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit.”

Mësime nga hadithi

  1. Mirësia dhe mëshira që Allahu u dhuron besimtarëve, duke i mbuluar ata si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.
  2. Inkurajimi për t'i fshehur të metat e besimtarit sa herë që është e mundur.
  3. Të gjitha veprat e robërve janë të regjistruara nga Zoti i i Lartësuar. Prandaj, kush gjen të mira, le ta falënderojë Allahun, e kush gjen diçka tjetër përveç kësaj, të mos fajësojë askënd tjetër përveç vetes. I tilli është nën vullnetin e Allahut (nëse do, e fal, e nëse do, e dënon).
  4. Ibn Haxheri ka thënë: "Hadithet në tërësi tregojnë se mëkatarët prej besimtarëve janë dy lloje në Ditën e Kiametit: Lloji i parë: Ata që mëkatet i kanë mes tyre dhe Zotit të tyre. Hadithi i Ibn Omerit tregon se ky lloj ndahet në dy kategori: 1. Ai, të cilit mëkatet i janë fshehur në këtë botë. E ky është personi, të cilit Allahu do t’i fshehë mëkatet edhe në Ditën e Gjykimit. Kështu kuptohet hadithi shprehimisht. 2. Ai që i ka bërë mëkatet hapur. Kësisoj gjendja e tij do të jetë ndryshe nga i pari, siç kuptohet nga hadithi. Lloji i dytë: Ata që mëkatet i kanë mes tyre dhe të tjerëve, edhe këta ndahen në dy kategori: 1. Ata që veprat e këqija i kanë më të rënda se të mirat, e për pasojë bien në Zjarr, e pastaj dalin nga ai për shkak të ndërmjetësimit (shefatit). 2. Ata që veprat e këqija dhe të mirat i kanë të barabarta dhe nuk hyjnë në Xhenet, derisa t'i lajnë hesapet mes vete."

Shfaq përkthimet

49 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
BN বাংলা Bangalisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
SV Svenska Suedisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
RO Română Rumanisht
HU Magyar Hungarisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية