1. Ballina
  2. Kategoritë
  3. Fikhu dhe bazat e fikhut

Hadithi Gjidhënia i ndalon ato lidhje martesore, që i ndalon edhe afërsia e gjakut

عَنْ عَائِشَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:
«الرَّضَاعَةُ تُحَرِّمُ مَا تُحَرِّمُ الوِلَادَةُ».

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Gjidhënia i ndalon ato lidhje martesore, që i ndalon edhe afërsia e gjakut."

Sahih Muttefek alejhi الأربعون النووية - 44

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e ka sqaruar se nga gjidhënia bëhet haram ajo që bëhet haram nga lidhja e gjakut dhe prejardhja, si halla, daja, vëllai… po ashtu gjidhënia i lejon ato dispozita që i lejon dhe lidhja e gjakut.

Mësime nga hadithi

  1. Hadithi shërben si rregull për dispozitat që kanë të bëjnë me gjidhënien.
  2. Ibën Haxheri ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ: “Gjidhënia i ndalon ato lidhje martesore, që i ndalon edhe afërsia e gjakut”,- nënkupton gjithashtu se gjidhënia i lejon të njëjtat gjëra që i lejon lidhja e gjakut. Kjo është me konsensus sa i përket ndalimit të martesës dhe çështjeve që lidhen me të si dhe të përhapjes së ndalesës (së martesës dhe gjërave që lidhen me të) mes foshnjës që i është dhënë gji dhe fëmijëve të gjidhënëses; ata konsiderohen të afërm në aspektin e lejimit të shikimit (të tyre), qëndrimit vetëm me ta dhe udhëtimit me ta. Mirëpo, nga gjëdhënia nuk nuk rrjedhin dispozitat e tjera të mëmësisë, siç janë trashëgimia mes tyre, detyrimi i shpenzimeve, lirimi nga robëria për shkak të pronësisë, dispozitat e dëshmisë, marrja e përgjegjësisë për pagimin e kompensimit të gjakut (në rast të vrasjes pa qëllim) dhe falja e hakmarrjes (kisasi)."
  3. Hadithi dëshmon se ndalesa e lidhjeve martesore që hyn në fuqi nga gjidhënia është ndalesë e përhershme.
  4. Hadithet e tjera dëshmojnë se ndalesa për shkak të gjidhënies hyn në fuqi kur foshnjes i jepet gji pesë herë, në mënyrë të sigurtë, brenda dy viteve të para të lindjes.
  5. Martesat e ndaluara nga lidhja e gjakut janë: nënat, këtu përfshihen dhe gjyshet, stërgjyshet e më lart, nga nëna dhe nga babai. Bijat, këtu përfshihen edhe mbesat e stërmbesat etj, që rrejdhin nga vajzat dhe nga djemtë. Motrat: nga babai dhe nëna, apo nga njëri prej tyre. Hallat, këtu përfshihen të gjitha motrat e babait, si ato nga i njëjti prind ashtu edhe ato nga prindër të ndryshëm, si dhe të gjitha motrat e gjyshërve, edhe nëse janë më lart në gjenerata. Tezet, këtu përfshihen të gjitha motrat e nënës, si ato nga i njëjti prind ashtu edhe ato nga prindër të ndryshëm, si dhe të gjitha motrat e gjysheve, edhe nëse janë më lart në gjenerata, qofshin gjyshe nga babai apo nga nëna. Bijat e vëllait dhe bijat e motrës, këtu përfshihen edhe bijat e tyre, edhe nëse janë më poshtë.
  6. Martesat e ndaluara nga gjidhënia: Gjidhënia i ndalon ato lidhje martesore që i ndalon edhe lidhja e gjakut, kështu që çdo grua që është e ndaluar nga lidhja e gjakut, ndalohet edhe nga lidhja e gjidhënies, përveç nënës së vëllait dhe motrës së djalit nga gjidhënia, të cilat nuk janë të ndaluara.

Shfaq përkthimet

58 Gjuha
EN English Anglisht
UR اردو Urdu
ES Español Spanjisht
ID Indonesia Indonezisht
UG ئۇيغۇرچە Ujgurisht
BN বাংলা Bangalisht
FR Français Frëngjisht
TR Türkçe Turqisht
RU Русский Rusisht
BS Bosanski Boshnjakisht
SI සිංහල Sinhalisht
HI हिन्दी Indisht
ZH 中文 Kinezisht
FA فارسی Persisht
VI Tiếng Việt Vietnamisht
TL Tagalog Tagalogisht
KU Kurdî Kurdisht
HA Hausa Hausaisht
PT Português Portugalisht
ML മലയാളം Melejalemisht
TE తెలుగు Gjuha telugu
SW Kiswahili Sevahilisht
TA தமிழ் Tamilisht
MY မြန်မာ Burmisht
TH ไทย Tajlandisht
DE Deutsch Gjermanisht
PS پښتو Gjuha Pashto
AS অসমীয়া Asamisht
AM አማርኛ Emherisht
NL Nederlands Hollandisht
GU ગુજરાતી Guxhratisht
KY Кыргызча Kyrgyzisht
NE नेपाली Nepalisht
LT Lietuvių Lituanisht
PRS دری Darisht
SR Српски Serbisht
TG тоҷикӣ Taxhikisht
RW Kinyarwanda Kinjaruandisht
HU Magyar Hungarisht
CS Čeština Çekisht
MOS Moore الموري
MG Malagasy Malagasisht
OM Oromoo Oromisht
KN ಕನ್ನಡ Kannadisht
WO Wolof الولوف
AZ Azərbaycan Azerisht
UZ O‘zbek Uzbekisht
UK Українська Ukrainisht
KA ქართული الجورجية
MK Македонски المقدونية
KM ភាសាខ្មែរ الخميرية
BM Bambara البامبارية
PA ਪੰਜਾਬੀ البنجابية
MR मराठी الماراثية
DA Dansk الدنماركية
RN Kirundi الكيروندي
KMR Kurmancî الكرمنجية
MS Bahasa Melayu الملايو